Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) prej disa vitesh është bërë pjesë e seancave të dhurimit vullnetar të gjakut, zhvilluar në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, në kuadër të fushatës kombëtare për dhurimin e gjakut.
Kjo nismë synon të mbështesë pacientët që kanë nevojë të vazhdueshme për gjak, përfshirë personat me talasemi, sëmundje kronike, hemofili, ata që ndodhen në dializë si dhe të aksidentuarit të cilët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.
Dhurimi vullnetar i gjakut përfaqëson një akt qytetar me rëndësi jetike për sistemin shëndetësor dhe AKBN dëshmon edhe një herë vlerat e solidaritetit, humanizmit dhe përkushtimit duke dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë për shpëtimin e jetëve njerëzore.
Një falënderim të veçantë të gjithë punonjësve iu bashkuan kësaj nisme.