Në datën 3 Nëntor 2021, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore priti në një takim një delegacion të Komisionit të Pavarur për Minierat dhe Mineralet në Kosovë. Anëtarët e KPMM u pritën nga Drejtori Ekzekutiv, z. Adrian Bylyku, stafi i AKBN, Drejtoria Minerare, Drejtoria e Zhvillimit Strategjik dhe Dëgjesave me Publikun. Kreu i AKBN shprehu gatishmërinë për të thelluar më tej frymën e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e eksperiencës mes dy institucioneve.
Në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit, Drejtori i Drejtorisë Minerare në AKBN, bëri një prezantim të detajuar të aktivitetit minerar në Shqipëri, lidhur me prodhimin minerar, lejet e shfrytëzimit, shpërndarjen gjeografike të burimeve natyrore, legjislacioni, etj.
Drejtore e Drejtorisë së Zhvillimit Strategjik dhe Dëgjesave me Publikun foli për risitë e platformave online të bashkëqeverisjes për biznesin, në këtë rast në trajtimin e kërkesave dhe ankesave në fushën minerare brenda afateve ligjore.
Vizita e delegacionit të KPMM të Kosovës vijon me inspektimin nga afër të minierës së Bulqizës dhe atë të Spaçit.