Më datat 18-20 Prill 2023 EUROSTAT është duke u organizuar në Luksemburg “Takimi i Grupit të Punës për Statistikat e Energjisë” me vendet e Bashkimit Europian si dhe me vendet kandidate të BE-së, ku bën pjesë dhe Shqipëria. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, si institucion që përgatit Bilancin Kombëtar të Energjisë, përfaqësohet nga Drejtori Ekzekutiv Z.Adrian Bylyku.
Si fillim në takimin e Statistikave të Energjisë u prezantuan amendimet e rregullave të përmirësimit të të dhënave të energjisë për vitin 2023, ku EUROSTAT do të përqëndrohet në problematikat e të dhënave të energjisë si dhe do të paraqes komentet për përmirësimin e tyre.
Më pas do të paraqiten zhvillimet më të fundit të politikës energjetike në BE si dhe propozime legjislative.Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë do të prezantojë zhvillimet e energjisë në mbarë botën si dhe statistikat e energjisë në kontekstin global. Gjithashtu do të diskutohet me vendet pjesëmarrëse, zhvillimet si dhe pikat që propozohen të ndryshojnë në Rregulloren e Statistikave të Energjisë.