Sot në ambientet e “Tirana International Hotel”, AKBN në bashkëpunim me kompaninë e mirënjohur Austriake Wasserkraft si dhe me mbështetjen dhe praninë e Z.Ambasador të Austrisë pranë vendit tonë Z.Christian Stainer, organizoi workshop-in me temë: “Turbina dhe Inxhinieria Hidroelektrike”.
Ky organizim është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të shkëlqyer me një ndër kompanitë e mirënjohura Austriake me qëllim orientimin e kompanive Shqiptare në rritjen e eficencës së shfrytëzimit të burimeve ujore por edhe shfrytëzimin me kujdes e rracional të kësaj pasurie natyrore duke respektuar mjedisin dhe komunitetin në krijimin e harmonisë së duhur për një zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë.
Është për tu përshendetur iniciativa e Drejtorisë së Monitorimit të Hec-eve e cila ideoi dhe siguroi një bashkëpunim të vyer me një nga kompanitë me të mira të fushës duke i hapur rrugën një bashkëpunimi në vazhdimësi për të implementuar praktikat më të mira të monitorimit të hec-eve në Austri.
Në fjalën e hapjes, Drejtori i Monitorimit të Hec-eve në AKBN Z. Amando Hasa, theksoi rëndësinë e njohjes dhe implementimit të praktikave më të mira Austriake në shfrytëzimin dhe monitorimin e hidrocentraleve duke patur parasysh që burimet ujore janë burimet kryesore natyrore të vendit.