Në datat 9-10 Nëntor, organizohet në Beograd, Samiti “Balkan Power 2021” me një pjesëmarje të gjerë nga rajoni i Ballkanit. Takimi ka për qëllim harmonizimin dhe bashkëpunimin e vendeve të rajonit në fushën e energjisë, prezantimin e strategjisë dhe investimeve për zhvillimin e energjisë së pastër si dhe shkëmbimin e eksperiencave për të krijuar një energji të qëndrueshme.
Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Z. Adrian Bylyku, paraqiti prezantimin me temë “Strategjitë e Zhvillimit të Burimeve të Rinovueshme të Energjisë në Shqipëri”. Kreu i AKBN shpjegoi më në detaj planet dhe strategjitë e zhvillimit të burimeve të rinovueshme të energjisë, parë në fokusin e sigurisë se furnizimit dhe në mbështetje të ndryshimeve klimaterike.Samiti “Balkan Power 2021” është një platformë profesionale për dialog, shkëmbim eksperience, gjetjen e zgjidhjeve dhe konsolidimin e përpjekjeve të qeverive për implementimin e një numër të konsiderueshëm projektesh, të cilët do të modernizojnë rajonin tonë.
Në këtë Samit marrin pjesë institucione shtetërore nga vende të ndryshme, përfaqësues të Bankave si dhe kompani që operojnë në fushën e energjisë.