Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) ishte pjesë e aktivitetit dhe takimeve zyrtare të organizuara në bashkëpunim me palën izraelite, me synim nxitjen e bashkëpunimit dypalësh dhe krijimin e mundësive të reja investimi në sektorin e energjisë.
Gjatë këtij aktiviteti, Drejtori Ekzekutiv i AKBN z. Erlind Sulo zhvilloi takime me përfaqësues të bizneseve izraelite të interesuara për bashkëpunim dhe investim në Shqipëri, duke prezantuar potencialet dhe klimën gjithnjë e më të favorshme për zhvillimin e sektorit energjetik në vendin tonë.
Aktiviteti u zhvillua në praninë e Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Belinda Balluku, si dhe Ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës së Izraelit, z. Eli Cohen. Dy përfaqësuesit e lartë zhvilluan një sërë takimesh intensive dhe frytdhënëse gjatë një vizite dyditore, duke shfaqur vullnetin e ndërsjellë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe infrastrukturës.
Në vijim të politikave të Qeverisë Shqiptare për të krijuar një klimë të favorshme për sipërmarrjen dhe investimet e huaja, delegacioni shqiptar pati mundësi të shkëmbejë eksperienca dhe të identifikojë fusha konkrete bashkëpunimi me biznesin izraelit, veçanërisht në sektorët strategjikë të energjisë.