Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) përfaqësuar nga Drejtoria Ekonomike ishte pjesë e delegacionit shqiptar në workshop-in dhe vizitën studimore të TAIEX “On sanctions implementation and enforcement” në Talin, Estoni.
Ky workshop kishte për qëllim thellimin e njohurive dhe praktikave mbi zbatimin efektiv të sanksioneve ndërkombëtare, me fokus të veçantë në kuadrin ligjor dhe operativ të Bashkimit Evropian dhe ndikimin e tyre në nivel kombëtar.
Gjatë këtij eventi u shpalosën aspekte të ndryshme që përfshijnë të gjithë ciklin e jetës së një mase sanksionuese, duke nisur nga procesi i krijimit dhe miratimit të tyre, deri tek zbatimi praktik dhe monitorimi i vazhdueshëm.
Përfaqësimi gjithëpërfshirës nga institucionet shqiptare në këtë aktivitet, ishte një dëshmi e fortë e angazhimit të vazhdueshëm të vendit tonë në këtë fushë, veçanërisht në kuadër të Kapitullit 31 të acquis-së të BE-së.