Komisioni Ekonomik për Europën i Kombeve të Bashkuara UNECE organizoi takimin “Për neutralizimin e karbonit në industritë intensive” me synim uljen e karbonit në industritë me intensitet të lartë të energjisë te cilat janë një nga emetuesit kryesorë të gazrave serrë, që zënë rreth 25% të emetimet totale të CO2 globalisht. Nënkryetar i grupit të punës të UNECE për eficiencën e energjisë është drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, z. Adrian Bylyku, i cili ishte i pranishëm në këtë takim.
Objektivi i këtij takimi është njohja e situatës e industrive të zgjedhura me intensitet të lartë të energjisë në rajonin e UNECE, shkëmbimi i përvojës në opsionet e teknologjisë eficente për të zvogëluar intensitetin e karbonit si dhe identifikimi i modeleve të suksesshme të biznesit dhe aktivitetet bashkëpunuese në të gjithë rajonin e UNECE.