Grupet e specialistëve të Drejtorisë së Monitorimit në AKBN kanë përfunduar procesin e monitorimit në terren në qarqet Kukës, Shkodër, Elbasan dhe Korçë.
Gjatë këtij procesi, në bashkëpunim me prodhuesit, AKBN verifikoi strukturat e nënveprave dhe dha rekomandime të detajuara për mirëmbajtjen e tyre, duke siguruar standarde të larta teknike dhe operacionale.
Në fund të procesit të monitorimit AKBN pajisi me “Certifikata Vjetore të Monitorimit” shoqëritë përkatëse të prodhimit të energjisë.
AKBN mbetet e përkushtuar ndaj mbikëqyrjes së vazhdueshme dhe përmirësimit të infrastrukturës së hidrocentraleve, për të siguruar një prodhim të qëndrueshëm dhe të sigurt të energjisë.