Në përfundim të trajnimit dy ditor, të zhvilluar në ambjentet e AKBN, në kuadër të programit të asistencës teknike në sektorin hidrokarbur, mbështetur nga Deloitte dhe financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Byroja e Burimeve të Energjisë (ENR), u zhvillua ceremonia e mbylljes me sukses dhe shpërndarjes së çertifikatave të trajnimit për pjesëmarrësit.
Drejtori Ekzekutiv i AKBN, z. Bylyku i pranishëm në ceremoni falenderoi Deloitte për ekspertizën e ofruar në rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore të institucionit që ai drejton. Në fjalën e tij ndër të tjera theksoi: “..temat e trajtuara në këtë trajnim mbi modele të kontratave me ndarje prodhimi, elementët e kryerjes së auditimit, aspekti ligjor dhe teknik janë thelbësorë në punën e punonjësve të AKBN. Mbështetja do të vijojë më tej me tema të tjera të parashikuara në projekt për asistencën teknike dhe hap pas hapi AKBN dhe ekspertët e saj do të kenë një nivel më të lartë aftësish profesionale në sekton hidrokarbur”.
Programi i asistencës teknike do të vijojë sipas kalendarit të parashikuar në zbatim të objektivave kryesore: (i) organizimi i raundeve të licensimit për kërkimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit; (ii) Mbikqyrja teknike e sektorit hidrokarbur; dhe (iii) trajnimet teknike.