Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore z. Adrian Bylyku zhvilloi një takim pune në kuadër të bashkëpunimeve me përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë (AMCHAM). Në këtë takim Dhoma Amerikane e Tregtisë përfaqësohej nga Presidenti, Drejtori Ekzekutiv, si edhe disa anëtarë të këtij institucioni.
Takimi kishte si synim nxitjen e investimeve dhe zhvillimin e biznesit amerikan në Shqipëri në fushën e veprimtarive të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Dhoma Amerikane e Tregtisë është një ndërmjetëse e rëndësishme në punën e saj në mbrojtje të interesave të biznesit amerikan. Në këtë kuadër, drejtuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë në këtë takim, treguan interes të veçantë për fushat në të cilat operon AKBN, duke u shprehur për një thellim të këtij bashkëpunimi.
Gjithashtu, në këtë takim nga ana e Drejtorit Ekzekutiv te AKBN-së, u bë një ekspoze e aktivitetit të këtij institucioni në të gjithë fushat e veprimtarisë së tij, duke i ftuar në vazhdimësi për bashkëpunim anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë.