Më datë 30 Tetor 2018, Z. Adrian Bylyku, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe përfaqësuesit e Zyrës së Programeve të Energjisë së Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njoftuan fillimin e projektit të asistencës teknike në sektorin hidrokarbur. Projekti përfshin gjithashtu konsulencë nga kompania konsulente, Deloitte Financial Advisory Services LLP. Ky projekt do të sigurojë mbështetje teknike mjaft të kualifikuar në sektorin e Hidrokarbureve.
Ky program mbështetet në tre shtyllat kryesore:
– Organizimi i raundeve të liçensimit për kërkimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit;
– Mbikqyrje teknike në sektorin hidrokarbur;
– Trajnimet teknike.
Projekti ka si qëllim forcimin e aftësisë së Agjencisë për të siguruar mbikqyrje efektive të sektorit të hidrokarbureve në vend, zhvillimit të një procesi konkurues dhe transparent të raundeve të liçensimit për naftë dhe gaz, për të tërhequr investitorë të kualifikuar. Gjithashtu, synohet ruajtja e mjedisit dhe komuniteteve në prodhimin e naftës në rajon. Ky program do të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për të rritur sigurinë e saj energjetike dhe mirëadministrimin e burimeve natyrore në interesin më të mirë të vendit.