Skip to Menu Skip to Content Skip to Footer
LAJMET:
ShqipEnglish

Energjia Diellore

Kujdes: hape ne nje dritare te re. PDFPrintoE-mail

E Enjte, Prill 15 2010 02:00

 
Dokumenta

Energjia Diellore


Shqipëria, me një pozicion te favorshëm gjeografik ne pellgun e detit Mesdhe, ka kushte klimatike shume te favorshme për shfrytëzimin e energjisë diellore. Intensiteti i larte i rrezatimit diellor, kohëzgjatja e këtij rrezatimi, temperatura dhe lagështia e ajrit etj. klima mesdhetare, me një dimër te bute dhe te laget dhe vere te nxehte dhe te thate përcaktojnë një potencial energjetik me te madh se potenciali energjetik mesatar për shfrytëzimin e energjisë diellore. Vendi ynë konsiderohet me regjim te mire te energjisë diellore dhe potencial te larte te rrezatimit diellor. Energjia diellore është një burim energjie mjaft premtues per te ardhmen dhe përdorimi isaj është potencial, pasi është një burim natyror energjie i pashtershëm, është rezerva natyrore me e madhe e energjisë qe është e shpërndare kudo ne bote ne sasi me te mëdha se sa nevojat tona

për energji, është e pastër dhe shfrytëzimi i saj nuk kërkon shpenzime te tjera, nuk paraqet asnjë rrezik për ndotjen e mjedisit.

Argumentimet e mësipërme te cojne ne përfundimin se tek ne përdorimi i energjisë diellore për te prodhuar ujë te ngrohte për nevojat sanitare e teknologjike dhe per prodhimin e energjisë elektrike, duke zëvendësuar energjinë elektrike, është një shans qe na ofron natyra dhe te cilin duhet ta përdorim me kujdes.

Potenciali i Energjise diellore

Territori i Shqipërisë shtrihet ne pjesën perëndimore te Gadishullit te Ballkanit ne bregun lindor te detit Adriatik dhe Jon. Ajo eshte e vendosur ne mes gjeresive 39o38'- 42o38'dhe gjatesive 19o16'- 21o04'. Fale kësaj pozite gjeografike, Shqipëria i perket rripit te klimes mesdhetare me vere te nxehte e te thate, me dite te gjata me diell dhe dimer te bute me rreshje te bollshme. Nisur nga sa thamë me siper, territori i Republikës se Shqipërisë eshte ndare ne 4 zona kryesore klimaterike, ku luhatjet e elementeve klimatike brenda tyre jane ne kufij relativisht te vegjël. (Harta1)

Këto zona emërtohen si me poshte:

  • Zona Mesdhetare Fushore;
  • Zona Mesdhetare Kodrinore;
  • Zona mesdhetare Paramalore;
  • Zona Mesdhetare Malore.

Rrjete Sociale

youtube
Qendra e Informimit per Eficencen e Energjise
Kalendari i projekteve për ndërtimin e HEC-eve nga oponenca teknike
GIS AKBN
Laboratori Fiziko-Kimik
NEW Webmail