Skip to Menu Skip to Content Skip to Footer
LAJMET:
ShqipEnglish

Energjia e Erës

Kujdes: hape ne nje dritare te re. PDFPrintoE-mail

E Enjte, Prill 15 2010 00:00

 
Dokumenta

Energjia e Erës


Republika e Shqiperise e vendosur ne brigjet e Detit Adriatik dhe Jon me gjerësi 39o38'- 42o38'dhe gjatësi 19o16'-21o04', ka nje reliev malor ne 2/3 e territorit. Vija bregdetare e vendit tone ka shtrirje 345 km ne drejtimin veri-jug, ku nje pjese eshte ultesire bregdetare dhe pjesa tjeter shume prane bregdetit malor jugor. Drejtimet kryesore te eres ne vendin tone jane veriperendim-juglindje dhe jugperendim-verilindje, me drejtim dominues drejt tokes. Ne brendesi te territorit, drejtimi dhe intesiteti i eres nga zona ne zone varion shume me kohen. Matjet e Institutit te Hidrometeorologjise, per shume vite, kane patur si qellim kryesor qe te dhenat meteorologjike mbi motin ti vene ne dispozicion te shebimit ajror dhe detar. Analiza klimaterike e kryer per vleresimin e potencialit natyror te eres ne territorin shqiptar, ka marre ne konsiderate vrojtimet ne 22 stacione meteorologjike te shperndara ne te gjithe vendin.

Vleresimet kane analizuar parametrat e meposhtem:

Shperndarjen e shpejtesise mesatare sipas drejtimeve;

Ecurine ditore dhe vjetore te shpejtesise se eres;

Shperndarjen e shpejtesise per pragje te ndryshme.

Ajo qe duhet te nenvizohet eshte se sot nevoja per te studiuar potencialin e perdorimit te eres

per Shqiperine eshte paresore dhe e nevojshme. Arsyet e kesaj qe thame jepen ne vazhdim:

Fakti qe stacionet meteorologjike jane ndertuar ne zona perfaqsuese nga pikpamjaklimatologjike dhe jo per shfrytezimin e energjise se eres. Per pasoje, potenciali natyror i eres pritet te jete me i madh. Ne studime ekspedicionale, shpejtesite me te medha te eres jane vrojtuar ne qafa dhe lugina. Shpejtesia e matur ne majat e kodrave, vende keto te preferuara per instalimin e turbinave te eres, ka rezultuar rreth 1.5 here me larte se sa ne fushe apo vendet e sheshta ku shpesh jane te vendosura stacionet matese. Duhen permendur ketu vendet potenciale te shfrytezimit te energjise se eres jane gjithashtu dhe zonat kodrinore apo kodra te veçanta pergjate bregdetit, vende ne te cilat era eshte nje fenomen i vazhdueshem per shkak te kontrastit te temperaturave dete –toke.

Te gjitha matjet ne vendit tone te shpejtesise se eres jane bere ne shpejtesise se eres ne lartesine deri ne 10 m mbi siperfaqen e tokes. Kjo do te thote qe per studiuesit e potencialit te saj ne vendin tone duhet te marrin ne konsiderat faktin qe shpejtesia e eres rritet me rritjen e lartesise dhe per pasoje dhe fuqia e saj. Matjet e Institutit Hidrometeorologjik te shpejtesise se eres ne te gjithe territorin e vendit tone dhe teknikat e perdorura nuk kane patur si qellimkryesor vleresimin e saj nga ana energjetike, por kryesisht per te kryer parashikimin e motit ne zona te caktuara. Sidoqofte zonat e percaktuara me ere te larte dhe te moderuar, duhen vleresuar ne perdorimin e forces se eres per prodhimin e energjise elektrike.

Rrjete Sociale

youtube
Qendra e Informimit per Eficencen e Energjise
Kalendari i projekteve për ndërtimin e HEC-eve nga oponenca teknike
GIS AKBN
Webmail
NEW Webmail