Skip to Menu Skip to Content Skip to Footer
LAJMET:
ShqipEnglish

Njoftim për subjektet minerare që nuk kanë sjellë informacionet tremujore

Kujdes: hape ne nje dritare te re. PDFPrintoE-mail

E Premte, Janar 31 2014 00:00

AKBN njofton të gjithë subjektet minerare të respektojnë afatet për dorëzimin e informacioneve 3-mujore. Çdo subjekt duhet të paraqesë informacion mbi realizimin e  investimeve pranë strukturës përgjegjëse, çdo 3 muaj, jo më vonë se data 15 e muajit që vijon pas tremujorit përkatës vjetor në vit kalendarik.


Gjithashtu, subjekti duhet të paraqesë për shqyrtim pranë AKBN-se një plan vjetor pune, të hartuar në përputhje dhe të harmonizuar në kohë me të drejtat dhe detyrimet e përcaktuara në lejen e tij minerare, për çdo vit, jo më vonë se 30 ditë kalendarike përpara përfundimit të vitit, llogaritur nga data e hyrjes në fuqi të lejes.Në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqiperisë, të ligjit Nr.10304, datë 15.07.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë, të nenit 25 shkronja ç dhe  d dhe të Urdhërit të Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Nr. 310, datë 13.04.2011, “Për miratimin e formës së informacioneve tremujore, vjetore, përfundimtare dhe përmbajtjen e planit vjetor të punës nga ana e zotëruesve të lejeve minerare të shfrytëzimit me karrierë për grupin e mineraleve ndërtimore”, në pikën 1 përcaktohet qartë formati i informacionit tremujor për veprimtarinë minerare të realizuar nga zotëruesi i lejes minerare të shfrytëzimit për grupin e mineraleve, metalore, jometalore, qymyret dhe bitumet (formati i përcaktuar në aneksin 1 të këtij urdhëri), si dhe koha në të cilën ky informacion duhet të dorëzohet pranë AKBN  (jo më vonë se datë 15 e muajit që vijon për çdo tremujor).
Mosrespektimi nga ana e subjekteve e këtij afati penalizohet me masën administrative gjobë prej 100.000,00 (njëqind mijë) lekë për çdo shkelje në përputhje me nenin 45, pika 1/ç e ligjit Nr.10 304, datë 15.07.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë.
Subjektet të cilat nuk e kanë sjellë informacionin e kërkuar, sipas ligjit, janë 304. 
Sipas legjislacionit në fuqi, vlera e masës administrative në total për të gjitha subjektet e mësipërme është 304.000  USD.

 
Dokumente
Lista e plotë e subjekteve

 

 

 

 

Rrjete Sociale

youtube
Qendra e Informimit per Eficencen e Energjise
Kalendari i projekteve për ndërtimin e HEC-eve nga oponenca teknike
Laboratori Fiziko-Kimik
NEW Webmail