Skip to Menu Skip to Content Skip to Footer
LAJMET:
ShqipEnglish

Vendim Nr. 38 dt. 16.01.2003 - Për miratimin e normave të rregullave dhe kushteve të projektimit dhe të ndërtimit, të prodhimit dhe ruajtjes së nxehtësisë në ndërtesa

Kujdes: hape ne nje dritare te re. PDFPrintoE-mail

E Enjte, Janar 16 2003 22:27

VENDIM
Nr. 38, date 16.1.2003


PER MIRATIMIN E NORMAVE, TE RREGULLAVE DHE KUSHTEVE TE PROJEKTIMIT DHE TE NDERTIMIT, TE PRODHIMIT DHE RUAJTJES SE NXEHTESISE NE NDERTESA


Ne mbështetje te nenit 100 te Kushtetutës dhe te nenit 5 te ligjit nr. 8937, date 12.9.2002 "Për ruajtjen e nxehtësisë ne ndërtesa", me propozimin e Ministrit te Industrisë dhe te Energjetikes, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:


1. Miratimin e normave, te rregullave dhe kushteve te projektimit dhe te ndërtimit, te prodhimit dhe ruajtjes se nxehtësisë ne ndërtesa, qe i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Personat, fizike ose juridike, qe hartojnë projekte për ndërtimin e objekteve, publike dhe private, te zbatojnë normat, rregullat dhe kushtet e projektimit dhe te ndërtimit, te prodhimit dhe ruajtjes se nxehtësisë ne ndërtesa, te miratuara sipas këtij vendimi.
3. KRRT -te e bashkive dhe te qarqeve te miratojnë lejet e ndërtimit, vetëm pasi te janë plotësuar normat, rregullat dhe kushtet e projektimit dhe te ndërtimit, te prodhimit dhe ruajtjes se nxehtësisë ne ndërtesa, te përcaktuara ne këtë vendim.

Lexo të plotë

Rrjete Sociale

youtube
Qendra e Informimit per Eficencen e Energjise

GIS AKBN

GIS AKBN
Webmail