Skip to Menu Skip to Content Skip to Footer
LAJMET:
ShqipEnglish

VKM Nr. 584 dt. 2.11.2002 - Për kursimin e energjisë dhe ruajtjen e ngrohtësisë në ndërtime

Kujdes: hape ne nje dritare te re. PDFPrintoE-mail

E Enjte, Nentor 02 2000 18:47

VENDIM
Nr.584, date 2.11.2000


PER KURSIMIN E ENERGJISE DHE RUAJTJEN E NGROHTESISE NE NDERTIME


Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes, dhe te neneve 4 dhe 18, te ligjit nr.8402, date 10.9.1998, "Per kontrollin dhe disiplinimin e punimeve te ndertimit", me propozimin e ministrit te Puneve Publike, Keshilli i Ministrave
V E N D O S I:


1. Te gjitha objektet, qe do te ndertohen per banim, si dhe ndertimet publike a private detyrohen te vendosin ne ndertesa instalimet e ngrohjes qendrore vendore ose individuale.
2. Burimet energjetike, qe do te perdoren per ngrohje, te jene me lende djegese organike, te ngurta, te lengta dhe te gazta. Ne asnje rast sistemet e ngrohjes nuk duhet te parashikojne perdorimin e energjise elektrike.
3. Te gjithe personat, fizike ose juridike, qe hartojne projekte per ndertimin e objekteve, publike dhe private, do te perfshijne ne to edhe instalimet e ngrohjes, sipas pikes 2, duke patur parasysh normativat e Komunitetit Europian te ngrohjes se banesave dhe te ndertimeve publike e private .
4. KRRT -te e bashkive te miratojne lejet e ndertimit vetem pasi te jene perfshire ne projektet e paraqitura edhe projektet per instalimet e ngrohjes, sipas percaktimeve ne pikat e mesiperme.
5. Kryerja e procedurave te kolaudimit te objekteve dhe marrja ne dorezini e tyre te behet pas provave me ngarkese te sistemit te ngrohjes.
6. AKE-ja te hartoje rregulloren teknike per venien ne pune te impiantit te ngrohjes qendrore.
7. Ngarkohen Ministria e Ekonomise Publike dhe Privatizimit, Ministria e Puneve Publike, Ministria e Financave, KRRT -te e bashkive dhe AKE-ja per zbatimin e ketij vendimi.


Ky vendim hyn ne fuqi pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Ilir Meta

 

 

 

Rrjete Sociale

youtube
Qendra e Informimit per Eficencen e Energjise
Kalendari i projekteve për ndërtimin e HEC-eve nga oponenca teknike
GIS AKBN
Webmail
NEW Webmail