Data: 08-09-2010  
 
HOME
English | Shqip
 

         
   
 
   
 
   
» Zonat e Lira
DOKUMENTA BASHKENGJITUR

Nga të dhënat që disponon AKBN, deri më 31.07.2008, vendburime dhe zona të lira, të

cilat mund të jepen për shfrytëzim ose zbulim, në disa nga mineralet kryesorë, janë:

1. Për mineralin e Fe-Ni dhe Ni-Si



  • Miniera e Fe-Ni Bushtricë, Traverbangu i Bushtricës, Miniera e Fe-Ni Xixillas dhe pjesa e poshtme e Minierës Skroskë, në kufi me Xixillas. Ky grup mineralesh mund të jepet së bashku, mbasi edhe hapja është e përqëndruar  tek Traverbangu i Bushtricës.

  • Miniera e Fe-Ni Prrenjas, për të cilën tek ne nuk ka asnjë formacion apo shkresë të ardhur për të bërë akt-verifikim.

  • Zona Kukës-Krumë, zonë në të cilën nga punimet gjeologo-kërkuese, të kryera para 30-35 vitesh, është fiksuar dalja në sipërfaqe e Ni-Si. Kjo duket zonë perspektive dhe mund t u ofrohet mbi bazën e një studimi, një ose disa kompanive për zbulim. Mbas periudhës së zbulimit dhe llogaritjes së rezervave, mund të jepen leje shfrytëzimi.

  • Për vendburimet si Guri i Kuq, Bitinckë (nëntokë), Trull dhe Mamëz, ju dispononi informacionet tona mbi ecurinë e investimeve nga kompanitë e liçensuara në këto vendburime. Është në kompetencën tuaj të vendosni më tej, në se do të vazhdohet kështu apo jo.


2. Për mineralin e kromit



  • Minierat e Kalimashit 1, 2, 3 dhe Përroi i Batrës, në gjithë sipërfaqen e tyre janë të mbuluara nga leja e zbulimit Nr.1125, datë 04.01.2008.

  • Miniera e Kromit Vlahën, pjesa poshtë Horizontit +650, është e lirë për t u ofruar për leje shfrytëzimi.


3. Për mineralin e bakrit



  • Miniera e Karmës, në se është e lirë nga konçesioni i Kompanisë BERALB , mund t u ofrohet kompanive të interesuara. Për këtë minierë, sipas marrëveshjes konçesionare, BERALB duhet të ketë dërguar në Ministri përgjigje.

     


Në se ka interes, mund të ofrohen fosforite, kripa e gurit, qymyre, etj. të cilat janë të lira


Ndryshimi i fundit: 15-04-2010
TOP
   
2010 © AKBN - Të gjitha të drejat e rezervuara