|
Strategjia e zhvillimit te sektorit energjitik eshte nje dokument qe analizon situaten aktuale dhe
rekomandon veprimet dhe ndryshimet qe duhet te ndermerren per te ardhmen ne sektorin e
energjise se Republiken se Shqiperise. Ne te, ne menyre te detajuar, jane perfshire te gjitha
ndryshimet e nevojshme qe duhet te ndodhin per te rritur sigurine e furnizimit me burime
energjitike dhe optimizimin e burimeve per mbulimin e nevojave me synim kryesor zhvillimin e
qendrueshem te mbare ekonomise per te ardhmen.
Gjate hartimit te kesaj strategjie jane trajtuar nje sere ceshtjesh dhe i jepet pergjigje disa
pyetjeve strategjike shume te rendesishme, si:
• Cilat interesa kombetare ne sektorin energjitik, duhet te mbrohen dhe si?
• Si do te shperndahen keto interesa kombetare ne nensektoret e ndryshem energjitik (nafte,
hidroenergji (energji elektrike), gaz natyror, burime drusore, etj)?
• Si do te rriset konkurrenca dhe hapja e tregut ne favor te konsumatoreve, pa shmangur
pergjegjesite e shtetit per funksionimin e sistemit energjitik dhe sigurise se furnizimit?
• Cilat do te jene kushtet e domosdoshme qe duhen vendosur dhe plotesuar ne nje kohe sa me te
shkurter, qe sistemi energjitik shqiptar te harmonizohet me ate te BE-se?
Disa drejtime
te cilat kane dale si rezultat i analizave te gjata historike si per vendin tone ashtu edhe per vende te
ngjashme me ne dhe qe kane probabilitet te larte te ndodhin per te ardhmen jane:
• Sistemi i ardhshem energjitik duhet te jete me shume i orientuar drejt konsumatorit,
• Sistemi i ardhshem elektroenergjitik duhet te jete me i diversifikuar ne drejtim te perdorimit te
te gjithe burimeve dhe te gjitha teknollogjive energjitike,
• Shume me teper vemendje do t’i kushtohet perdorimit me eficence te energjise,
• Te gjitha teknollogjite, qe do te zgjidhen per plotesimin e nevojave, duhet te mbeshteten mbi
parimin e kostos me te ulet, sigurise se furnizimit dhe mbrojtjes se mjedisit.
• Burimet e rinovueshme te energjise (diellore, HEC-et e vegjel, eres dhe biomasave) duhet te
nxiten per te bere te mundur shfrytezimin ne maksimum te burimeve lokale por njekohesisht, qe
mbeshteten mbi parimin e kostos me te ulet dhe mbrojtjes se mjedisit.
Strategjia e sektorit energjitik eshte zhvilluar si nje strategji kombetare qe ka ne themel te saj interesat baze
te vendit dhe te qytetareve/konsumatoreve te saj. Asnje prioritet privat (per individe apo kompani te vecanta)
i plote apo i pjesshem nuk eshte marre parasysh perpara interesit kombetar. Kjo ceshtje me rendesi themelore
eshte konkretizuar gjate hartimit te koncept ideve per zhvillimin e tregjeve te energjise elektrike, te naftes
dhe nenprodukteve te saj, te gazit natyror, ne te cilat funksioni publik, ne menyre te qarte dhe te prere, duhet
te ndahet nga funksioni i ndermarrjeve private duke pasur si objektiv baze permiresimin e tregjeve te
energjise. Per pasoje mbetja e pronesise shteterore ne infrastrukturen transmetuese te energjise elektrike dhe
te gazit natyror, mbeshtetur ne parimin e mosdiskriminimit dhe te neutralitetit perkundrejt secilit qe do te
bleje apo do te shese energji, mbeshtetet ne dokumentin themelor te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise.
Qellimi dhe Objektivat e Strategjise Kombetare te Energjise
Qellimi i Strategjise te Energjise eshte zhvillimi i nje sektori energjitik efektiv qe:
• garanton sigurine e furnizimit me burime energjitike ne pergjithesi dhe energji elektrike ne
vecanti,
• nxit perdorimin eficient, ekonomik dhe me ndikim minimal ne mjedis ne menyre te tille qe
sektori energjitik te jete nje sektor mbeshtetes per nje zhvillim te qendrueshem te te gjithe
sektoreve ekonomik dhe shoqeror.
Objektivi kryesor i Strategjise Kombetare te Energjise eshte:
Ristrukturimi i sektorit energjitik bazuar ne parimet e ekonomise se tregut dhe ne zhvillimin e nje
politike bashkohore energjitike.
Objektivat specifike te Strategjise Kombetare te Energjise jane:
1. Rritja e sigurise dhe besueshmerise ne furnizimin me energji ne pergjithesi dhe energji elektrike
ne vecanti si ne nivel kombetar ashtu edhe ne ate rajonal;
2. Krijimi i nje sektori energjitik te afte si nga ana financiare ashtu edhe nga ajo teknike;
3. Krijimi i nje kuadri efektiv institucional dhe rregullator dhe ristrukturimi i plote i kompanive te
energjise;
4. Rritja e eficiences se energjise, si gjate prodhimit ashtu dhe gjate perdorimit te burimeve
energjitike, me synim ndotjen minimale te mjedisit;
5. Optimizimi i sistemit te furnizimit me burime energjitike duke u mbeshtetur ne konceptin e
planifikimit me kosto me te ulet dhe ndikim minimal ne mjedis;
6. Rritjen e ndjeshme te investimeve ne sektorin e energjise nepermjet terheqjes se kapitalit nga
Institucionet Financiare Nderkombetare si dhe te kapitalit privat;
7. Krijimin e nje tregu elektrik konkurrues bazuar ne kerkesat e Bashkimit Europian per
reformimin e sektorit elektroenergjitik (Direktiva 96/92 EU) dhe detyrat e Shqiperise ne
kuadrin e Memorandumit te Mirekuptimit te Athines, (15 Nentor 2002), per integrimin e
sektorit elektroenergjitik shqiptar ne Tregun Rajonal Energjitik te Europes Juglindore dhe
interkonjeksionin me rrjetin e UCTE-se. |