Data: 08-09-2010  
 
HOME
English | Shqip
 

         
   
 
   
 
   
» Task Forca (21.07.2010)

Zhvillohet analiza dymujore e punës së Task Forcës mbi disiplinimin e veprimtarisë minerare në rajonin e Bulqizës. Në këtë mbledhje morën pjesë drejtues nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, AKBN ja e RISHM-i, drejtori i Policisë të Qarkut Dibër si dhe përfaqësues të strukturave vendore, pjesëmarrëse në grupin e Task Forcës së ngritur për disiplinimin e punës në pellgun krom-mbajtës të Bulqizës. Task Forca ka këmbëngulur në punën e saj në drejtim të sigurimit të jetës së minatorëve duke u fokusuar në zbatimin me përpikëri të kushteve të sigurimit teknik në punë, rritjen e shkallës së kualifikimit të tyre etj. Ndërkohë, sipas nënprefektit të Bulqizës, Z. Hamit Dervishi, mbi bazën e propozimeve të bëra nga Task Forca, pas pezullimit të 6 lejeve minerare, METE do të heqë edhe 7 leje të tjera minerare duke e çuar kështu gjithsej në 13, numrin e lejeve të hequra për mosplotësim të kushteve të lejeve minerare të dhëna nga METE.


Ndryshimi i fundit: 28-07-2010
TOP
   
2010 © AKBN - Të gjitha të drejat e rezervuara