Njoftim për vend të lirë pune
Në bazë të Nenit 26, kreut VI të Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, shpallet një vend vakant në Drejtorinë Minerare me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si më poshtë vijon:
Pozicioni:
- Specialist në Sektorin e Procedurave, Statistikës, Garancive financiare dhe GIS, në Drejtorinë Minerare
Kriteret:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Gjeologji-miniera, profili inxhinier miniere;
- Të njohë programet bazë kompjuterike të Office (Word, Excel, Autocad, Power point, etj.)
- Të njohë gjuhë të huaj përbën avantazh;
- Të ketë eksperiencë pune minimum 5 vjet;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Curriculum Vitae (CV)
- Fotokopje të librezës së punës
- Dëshmi kualifikimi të ndryshme
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pas shpalljes së njoftimit në internet. Dokumentet duhet të dorëzohen pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivës Administrative dhe Protokollit.