Njoftim për vend të lirë pune
Bazuar në nenin 23, kreut IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, si dhe Vendimin nr. 458, datë 16.05.2018 “Për Miratimin e Numrit të Punonjësve me Kontratë me Afat të Përcaktuar të AKBN-së”, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Një (1) pozicion: Specialist me kontratë me afat të përcaktuar në Sektorin e Promovimit dhe Arkivës Teknike, në Drejtorinë Hidrokarbureve.
Kriteret:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë;
- Të jetë i/e gatshëm për punë në çdo kohë;
- Të ketë njohuri të mira për të punuar me programet bazë kompjuterike, të Office Word, Excel;
- Vendndodhja në qytetin e Fierit, pranë Arkivës;
Detyrat kryesore që do të kryejë Specialisti me kontratë me afat të përcaktuar në Sektorin e Promovimit dhe Arkivës Teknike, në Drejtorinë Hidrokarbureve:
- Zbaton me përpikmëri dispozitat ligjore për arkivat dhe “Normat tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë”, dhe “Rregulloren për Arkivën Teknike të AKBN”;
- Hap dosjet sipas pasqyrës emërtuese dhe vendos dhe sistemon në të gjithë dokumentacionin e vitit;
- Respekton dispozitat në fuqi për ruajtjen e sekretit shtetëror;
- Bën ruajtjen, administrimin si dhe përpunimin teknik të dokumentacionit zyrtar në dosje, duke emëruar kapakun, si dhe numrin e fletëve të brendshme të dosjes;
- Përgatit listën e veçimit për asgjësimin e dokumentave që kanë plotësuar afatin e ruajtjes;
- Organizon punën për sistemimin e dokumentacionit, i cili ka hyrë në arkiv i pasistemuar;
- Kryhen detyra të ngarkuara nga Shefi i Sektorit për klasifikimin dhe grupimin e të dhënave fondore të njësisë fondore që mbulon dhe për ndërtimin e bazave me të dhëna primare, duke shfrytëzuar zhvillimet teknologjike në këtë fushë;
- Bën nxjerrjen e të dhënave dhe kryen kopjimin e tyre në përputhje me kërkesat e kontraktorëve dhe në zbatim të kërkesës zyrtare bën kopjimin, dhënien dhe marrjen e materialeve arkivore;
- Kryhen detyra specifike të ngarkuara nga shefi i sektorit që lidhen me natyrën e materialit fondor të njësisë që mbulon;
- Merr pjesë në punime të sektorit për kalimin e materialeve fondore në forma të tjera ruajtjeje dhe arkivimi, duke shfrytëzuar teknologji të reja kompjuterike në fushën e hardware-it dhe software-it, si dhe për kopjimin e rifreskimin e tyre në media bashkëkohore të ruajtjes së informacionit;
- Kryen detyra të ndryshme që dalin gjatë vitit në funksion të nevojave të Drejtorisë dhe të Agjencisë, si dhe çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori Ekzekutiv.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
- Curriculum Vitae;
- Çertifikata e gjendjes familjare;
- Diploma e shkollës së lartë, lista e notave;
- Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;
- Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;
- Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.
- Librezë pune;
- Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- 3 foto dokumentash;
- Dëshmi penaliteti;
- Raport mjekësor.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pune nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit .