Në zbatim të Programit Kombëtar të Praktikës së Punës, që është punësimi dhe lidhja e kontratave të punës me 180 praktikantë të Thirrjes V për vitin 2020, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, nën kujdesin e Drejtorit Ekzekutiv, Z. Adrian Bylyku, finalizoi punësimin e dy inxhiniereve të reja në AKBN, konkretisht Znj. Ilda Drizari – Bachelor Gjeoinformatikë dhe Master Profesional në Informatikë e Aplikuar, dhe Znj, Mariza Medulaj – Bachelor Gjeomjedis dhe Master Profesional në Inxhinieri Gjeomjedis.
Inxhinjeret e reja pas praktikës tre mujore në këtë institucion, u punësuan me kontratë 1-vjeçare pune, respektivisht pranë Drejtorisë Hidrokarbure, (Sektori i Promovimit të Investimeve të Reja dhe Fondit të të Dhënave Teknike), dhe Drejtorisë Minerare, ( Sektori i Proçedurave, Statistikës, Garancive Financiare, Koordinimit dhe GIS).
AKBN ju uron suksese të mëtejshme inxhiniereve të reja!