• sq 
  • Rreth Nesh
    • Misioni
    • Struktura
    • Partnerët
  • Shërbime
    • Analiza fiziko-kimike të mineraleve
    • Kryerja e oponencës teknike minerare
    • Akt-verifikimi i koordinatave të lejeve minerare
    • Hartim, dhënie studimi për projekt minerar
    • Sigurimi i oponencës teknike shtetërore
    • Monitorimi i HEC-eve
    • Çertifikimi i kartës teknologjike
    • Raportimet online
    • GIS
    • Statistika
    • Shërbime të AKBN
  • Informacion
    • Lajmet
    • Aktivitete
    • Publikime
    • Njoftime
    • Gallery
    • Legjislacioni
      • Drejtoria e Energjive të Rinovueshme
      • Drejtoria e Monitorimit të Hidrocentraleve
        • Kalendari
      • Drejtoria Hidrokarbure
      • Drejtoria Minerare
      • Kuadri Ligjor i AKBN
      • Të tjera
    • Raporte të AKBN
  • Projekte
    • Projekte Drejtoria e Energjive të Rinovueshme
      • Projekte te huaja
        • Projekti “AquaNEX”
        • Projekti “LED”
        • Projekti “SEADRION”
        • Projekti ” Re-Source”
        • Projekti ” BLUE DEAL”
        • Projekti “TARGET”
        • Projekti “G.A.M.E.S”
    • Projekte Drejtoria Hidrokarbure
    • Projekte Drejtoria Minerare
    • Projekte Drejtoria e Monitorimit të Hidrocentraleve
    • Projekte të Përgjithshme
  • Të dhëna shkencore
    • Drejtoria Hidrokarbure
    • Drejtoria Minerare
    • Drejtoria e Monitorimit të Hidrocentraleve
    • Drejtoria e Energjive të Rinovueshme
    • Drejtoria e Proçedurave Hidrokarbure
    • Të dhëna shkencore të tjera
  • Programi i Transparencës
    • Programi i Transparencës së AKBN-së
    • Transparencë për Publikun
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Kordinatori për të Drejtën e Informimit
    • Politikat e Privatësisë
  • Kontakt

Drejtoritë

  • Lajmet
    • TAKIM AKBN ME PARTNERËT NDËRKOMBËTARË, PËR ENERGJITË E RINOVUESHME
    • Drejtori Ekzekutiv i AKBN z. Adrian Bylyku, takim bashkëpunues me Dhomën Amerikane të Tregtisë
    • Punonjësit e AKBN dhurojnë gjak vullnetarisht
  • Aktivitet
    • Vëmendje maksimale ndaj çdo kërkese të sipërmarrjes.
    • Ecuria e Projektit “Aquanex” në fokusin e përfitimeve për Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore
    • Pjesëmarrja e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore në prezantimin e kërkimit shkencor mbi lumin Vjosa si rëndësi nga pikpamja hidrologjike.
  • Publikime
    • Njoftim për vend të lirë pune
    • Njoftim për vend të lirë pune
    • Njoftim për vend të lirë pune
  • Njoftime
    • Njoftim për vend të lirë pune
    • Njoftim për vend të lirë pune
    • TAKIM AKBN ME PARTNERËT NDËRKOMBËTARË, PËR ENERGJITË E RINOVUESHME

Partnerët

  • Qeveria Shqiptare, Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
  • Qëndra Kombëtare e Biznesit
  • Shërbimi Gjeologjik Shqiptar
  • PNUD në Shqipëri

Raporti mbi 300 Ditët e Energjisë dhe Industrisë

AKBN mori pjesë në panelin “300 Ditët e Energjisë dhe Industrisë” të zhvilluar në kuadër të analizës së 300 ditëve qeverisje. Z. Dael Dervishi, Drejtor Ekzekutiv bëri prezantimin e punës së agjencisë duke u fokusuar në veprimtarinë e zhvilluar në fushën e Hidrokarbureve, Minierave, Hidroenergjitikës dhe Energjive të Rinovueshme.

Në fjalën e tij z. Dervishi referoi si më poshtë:

Në lidhje me Sektorin Hidrokarbur, doja të cilësoja që ky është sektori më i rëndësishëm i Ekonomisë Shqiptare përsa i përket kontributit që ky sektor jep në buxhetin e shtetit.
AKBN ka një rol tepër të rëndësishëm në monitorimin e aktiviteteve për kërkimin dhe prodhimin e naftës.
Në këto 300 ditë ne kemi rritur standartin e kontrollit dhe auditit të veprimtarive ekonomike dhe teknike të subjekteve hidrokarbure. Ambicia jonë është që në një periudhë, sa më të shpejtë, të krijojmë një rregullore të re pune për të përcaktuar metodologjitë e kontrollit dhe auditit, të cilat synojmë që t’i ngrejmë në nivelin e vendeve të Bashkimit Europian.
Gjithashtu, kemi filluar punën për të ndërtuar një sistem elektronik për monitorimin dhe auditimin e marrëveshjeve hidrokarbure, sistem ky i cili do të rrisë transparencën e këtij prçesi duke e bërë atë të aksesueshëm në çdo moment nga website i AKBN, nga çdo palë e interesuar.
Përveç kësaj kemi filluar punën për dixhitalizimin e arkivës teknike, ku ruhen dokumente që datojnë nga viti 1928. Ky fond arkivor është unik dhe përmban të vetmin informacion tekniko – shkencor, që shteti shqiptar ka në lidhje me kërkimet dhe zbulimet e naftës dhe të gazit. Dixhitalizimi i këtij fondi do të jetë një hap i rendësishëm jo vetëm për mirë konservimin e tij, por edhe për shkëmbimin e tij me subjektet e interesuara.
Prodhimi i naftës bruto për periudhën Janar-Maj 2014 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2013 është rritur me rreth 61.000 ton naftë bruto, pra rreth 12% më shumë.
Muajt e fundit kemi miratuar rregulloren për përcaktimin e afateve të trajtimit të proçedurave dhe lëshimin e autorizimeve për operacionet hidrokarbure. Reduktimi i kohës për dhënien e shërbimit dhe marrjes së këtij autorizimi, nga rreth 12 muaj që ishte në vitet ‘12 – ’13, sot kryhet vetëm për 5 ditë.
Në lidhje me Sektorin Minerar, AKBN ka riformatuar marrëdhënien me subjektet që veprojnë në këtë fushë, duke i qëndruar strikt neneve të ligjit si kurrë më parë.
Nisur nga kjo mënyrë e re operimi, në këto 300 ditë kemi propozuar për revokim 150 leje minerare.
Janë marrë 85 masa administrative me gjobë ndaj subjekteve minerare, brenda 3 mujorit të parë të këtij viti.
Edhe në sektorin minerar jemi duke punuar për ngritjen e një sistemi elektronik monitorimi të aktivitetit privat minerar. Me anë të këtij sistemi synojmë të bëjmë një revolucion nga praktika e mëparshme, duke krijuar një transparencë absolute në këtë sektor dhe duke evituar njëherë e përgjithmonë praktikat favorizuese, të cilat ishin kthyer në një rutinë të punës së përditshme.
Për mungesë fondesh, në vitin 2013 nuk perfundoi kontrolli i subjekteve minerare, ndërsa vetëm në 6 mujorin e parë të vitit 2014 janë kryer kontrolle konform ligjit minerar, pa përjashtim për të gjitha subjektet dhe pranë çdo subjekti janë lënë aktet e konstatimit.
Deri në fund të vitit 2013 janë vjelë të gjitha garancitë e rehabilitimit të viteve ‘11 dhe ‘12 dhe janë duke u vjelë dhe ato të vitete ‘13 dhe ‘14.
Në kuadër të rritjes së transparencës, në AKBN është ngritur Sektori i Statistikave që siguron të dhëna jo vetëm për AKBN, MEI, ALBEITI, por dhe për institucione të tjera.
Në lidhje me Sektorin Hidroenergjetik, duhet të theksoj rolin që luan OTSH.
AKBN është organi shtetëror i cili kryen oponencën teknike për projektet e hidrocentraleve. Ne kemi ndryshuar metodologjinë e trajtimit të këtyre projekteve si dhe kemi bërë tërësisht transparente listën e projekteve duke i shqyrtuar ato sipas parimit “first come, first serve”. Më parë, rradhën e trajtimit të këtyre projekteve e përcaktonte drejtori ekzekutiv në mënyrë arbitrare. Lista e aplikantëve është botuar në website-in e AKBN dhe çdo kush mund të shikojë aty datën e dorëzimit të aplikimit dhe datën e trajtimit të projektit.
Për sa i përket sektorit të Energjive të Rinovueshme, kemi krijuar Zyrën e Informacionit për Efiçensën e Energjisë, me objekt informimin e të gjithë aktoreve që kontribuojnë në përdorimin efiçent të energjisë.
Gjithashtu në AKBN:

  • Është rritur transparenca e veprimtarisë së institucionit duke publikur dhe përditësuar në faqen zyrtare të saj, të gjitha informacionet, njoftimet dhe gjithçka lidhet me aktivitetin e agjencisë, duke siguruar akses për të gjithë të interesuarit. Më parë ky informacion ishte i kufizuar.
  • Është përmirësuar sistemi i trajtimit të ankesave dhe diskutimet me publikun, duke iu dhënë mundësi të interesuarve të kontaktojnë direkt institucionin në adresën elektronike të saj, si dhe nëpërmjet rrjeteve sociale Facebook dhe Twitter.
  • Është përmirësuar dhënia e informacionit nga AKBN nëpërmjet vënies në dispozicion në faqen zyrtare të Insitucionit të aplikacionit GIS (Geographic Information System). Nëpërmjet tij, të interesuarit marrin të gjithë informacionin e nevojshëm lidhur me zonat e liçencuara, si dhe zonat e lira në fushën minerare, hidrokarbure hidroenergjitike dhe të energjive të rinovueshme. Vlen te theksohet çmimi për inovacionin i marrë në “CDI Forum, Innovations for Life”, zhvilluar në Kroaci në Prill 2014

Adrian Bylyku

Adrian Bylyku

Drejtor Ekzekutiv i AKBN

Regjistrohuni në letërnjoftimin tonë

Platforma e Bashkëqeverisjes

Platforma e Bashkëqeverisjes
  • Njoftime
  • Njoftim për vend të lirë pune

  • 13, 09, 2021

  • Njoftim për vend të lirë pune

  • 13, 09, 2021

  • TAKIM AKBN ME PARTNERËT NDËRKOMBËTARË, PËR ENERGJITË…

  • 09, 07, 2021

  • Drejtori Ekzekutiv i AKBN z. Adrian Bylyku,…

  • 07, 06, 2021

  • Njoftim për aplikim për Bllokun B dhe…

  • 09, 03, 2021

  • Faqet

    • Galeria
    • Kontakt
    • Lesgjislacioni
    • Misioni
    • Partnerët
    • Projekte
    • Shqipëria që duam
  • Postime te Ndryshme

    • Njoftim për vend të lirë pune
    • Njoftim për vend të lirë pune

    Copyright 2021 AKBN

    CREATED BY PIK CREATIVE