Në datë 7-8 Tetor në Bangkok të Tajlandës u organizua Forumi i 10-të për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Energjisë. Forumi u organizua në bashkëpunimin të pesë Komisioneve Rajonale të Kombeve të Bashkuara me Ministrinë e Energjisë të Qeverisë Mbretërore të Tajlandës.
Forumi kishte qëllim ndërkombëtar të tërhiqte të gjithë ekspertët e energjisë, zyrtarët e qeverive, përfaqësues të komunitetit të biznesit, sektorin financiar, akademinë dhe shoqërinë civile të promovonin perspektivën se si sistemet e qëndrueshme të energjisë të projektohen dhe të implementohen në shërbim të mbrotjes së mjedisit.
Për këtë qëllim delegatet e ftuar paraqitën planet e shteteve të tyre respektive për zhvillimin e qëndrueshëm të energjive. Në këtë aspekt Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore Z. Adrian Bylyku në datën 7 tetor 2019 paraqiti strategjinë dhe zhvillimin e energjive të rinovueshme në Shqipëri në mbështetje të iniciatives ndërkombëtare të mbrotjes globale të klimës.