Punonjës nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) janë bërë pjesë e një trajnimi të rëndësishëm në Romë, me temë “Assessment and Recovery of Troubled Projects” (Vlerësimi dhe Rimëkëmbja e Projekteve të Vështira).
Trajnimi realizohet në bashkëpunim me Eni Corporate University, si pjesë e një marrëveshjeje për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive ndërkombëtare më moderne.
Pjesëmarrësit në këtë trajnimi të zhvilluar me metoda interaktive, u njohën me mënyrat e vlerësimit të gjendjes së një projekti, për të identifikuar mundësitë e menaxhimit të suksesshëm, hartimin e një plani të qartë ndërhyrjeje si dhe u identifikua nevoja për të ndërtuar një sistem për përmirësim të vazhdueshëm të komunikimit sa më të mirë të brendshëm.
Trajnimi shërbeu si një hap i rëndësishëm për rritjen e aftësive praktike dhe përmirësimin e qasjes në menaxhimin e projekteve ku hasen problematika të ndryshme si gjatë hartimit ashtu dhe implementimit.
AKBN do të vijojë edhe në muajt në vazhdim të vitit 2025 të mbështesë rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore, duke krijuar mundësi të ndryshme trajnimi sipas specifikave dhe kërkesave të punonjësve.