• sq 
  • en 
  • Rreth Nesh
    • Misioni
    • Struktura
    • Partnerët
  • Shërbime
    • Analiza fiziko-kimike të mineraleve
    • Kryerja e oponencës teknike minerare
    • Akt-verifikimi i koordinatave të lejeve minerare
    • Hartim, dhënie studimi për projekt minerar
    • Sigurimi i oponencës teknike shtetërore
    • Monitorimi i HEC-eve
    • Çertifikimi i kartës teknologjike
    • Raportimet online
    • GIS
    • Statistika
  • Informacion
    • Lajmet
    • Aktivitete
    • Publikime
    • Njoftime
    • Gallery
    • Legjislacioni
      • Drejtoria e Energjive të Rinovueshme
      • Drejtoria e Monitorimit të Hidrocentraleve
        • Kalendari
      • Drejtoria Hidrokarbure
      • Drejtoria Minerare
      • Të tjera
  • Projekte
    • Projekte Drejtoria e Energjive të Rinovueshme
      • Projekte te huaja
        • Projekti “AquaNEX”
        • Projekti “LED”
        • Projekti “SEADRION”
        • Projekti ” Re-Source”
        • Projekti ” BLUE DEAL”
        • Projekti “TARGET”
        • Projekti “G.A.M.E.S”
    • Projekte Drejtoria Hidrokarbure
    • Projekte Drejtoria Minerare
    • Projekte Drejtoria e Monitorimit të Hidrocentraleve
  • Të dhëna shkencore
    • Drejtoria Hidrokarbure
    • Drejtoria Minerare
    • Drejtoria e Monitorimit të Hidrocentraleve
    • Drejtoria e Energjive të Rinovueshme
    • Drejtoria e Proçedurave Hidrokarbure
    • Të dhëna shkencore të tjera
  • Programi i Transparencës
    • Transparencë për publikun
    • Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve
    • Kordinatori për të drejtën e informimit
    • Programi i transparencës së AKBN-ës
    • Politikat e privatësisë
  • Kontakt

Drejtoritë

  • Lajmet
    • Njoftim për vend të lirë pune
    • Punonjësit e AKBN dhurojnë gjak vullnetarisht
    • Projekti Blue Deal, AKBN promovim në Gjirokastër
  • Aktivitet
    • Vëmendje maksimale ndaj çdo kërkese të sipërmarrjes.
    • Ecuria e Projektit “Aquanex” në fokusin e përfitimeve për Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore
    • Pjesëmarrja e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore në prezantimin e kërkimit shkencor mbi lumin Vjosa si rëndësi nga pikpamja hidrologjike.
  • Publikime
    • Për marrjen e masave organizative për ushtrimin e veprimtarisë së institucioneve të administratës shtetërore gjatë gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19
    • Hidrokarburet, Departamenti Amerikan i Shtetit, Byroja e Energjisë njoftojnë fillimin e projektit
    • Blloqet e lira të kërkimit
  • Njoftime
    • Njoftim për aplikim për Bllokun B dhe Bllokun E në tokë – Application announcement for the Block B and Block E, onshore
    • Shqipëria, aktori kryesor i laboratorit të dytë të testimit nga Projekti Blue Deal
    • Projekti TARGET, promovimi dhe zbatimi i Eficencës së Energjisë dhe RES në ndërtesat publike

Njoftim për aplikim për Bllokun B dhe Bllokun E në tokë

  • Application announcement for the Block B and Block E, onshore

Lajmi i fundit

  • Njoftim për aplikim për Bllokun B dhe Bllokun E në tokë – Application announcement for the Block B and Block E, onshore
  • Shqipëria, aktori kryesor i laboratorit të dytë të testimit nga Projekti Blue Deal

Partnerët

  • Qeveria Shqiptare, Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
  • Qëndra Kombëtare e Biznesit
  • Shërbimi Gjeologjik Shqiptar
  • PNUD ne Shqiperi

URDHËR Nr.312, datë 13.4.2011 PËR MIRATIMIN E FORMËS DHE PËRMBAJTJES SË INFORMACIONEVE TË DETYRUESHME QË PËRGATITEN NGA ZOTËRUESIT E LEJEVE MINERARE

URDHËR

Nr.312, datë 13.4.2011
PËR MIRATIMIN E FORMËS DHE PËRMBAJTJES SË INFORMACIONEVE TË DETYRUESHME QË PËRGATITEN NGA ZOTËRUESIT E LEJEVE MINERARE

Në zbatim të nenit 102 pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 36 pika 23 dhe nenit 56 pika 2 të ligjit nr.10 304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”

URDHËROJ:

1. Çdo zotërues i një lejeje minerare kërkim-zbulimi duhet të përgatitë dhe të dorëzojë në institucionin e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH) informacionet e detyrueshme, sipas formatit, përcaktimeve të përmbajtjes dhe afatet e parashikuara në ligjin minerar nr.10 304, date 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.
Këto informacione të detyrueshme janë:
a) Dokumenti i garancisë financiare për zbatimin e programit minimal të punës, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë kalendarike nga data që i korrespondon hyrjes në fuqi të lejes;
b) Dokumenti i garancisë financiare për zbatimin e planit të rehabilitimit të mjedisit të zonës minerare që paraqitet në çdo vit, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë kalendarike nga data që i korrespondon hyrjes në fuqi të lejes, për çdo vit në vazhdim;
c) Informacionet 3 (tremujore) mbi realizimin e investimeve, punimeve minerare të realizuara dhe të gjitha operacioneve të kryera për rehabilitimin e mjedisit dhe menaxhimin e mbetjeve minerare, në përputhje me detyrimet e tij të lejes minerare dhe planin vjetor, jo më vonë se data 15 e muajit që vijon, për çdo tremujor;
d) Informacionin vjetor për veprimtarinë financiare dhe teknike të realizuar dhe të të gjitha operacioneve të kryera në përputhje me detyrimet e përcaktuara në lejen e tij dhe planin vjetor të punës, duke përfshirë të gjitha masat e marra për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë në punë, trajnimin e punonjësve, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë nga përfundimi i vitit përkatës;
e) Vlerësimin vjetor për vlerat e garancisë për zbatimin e programit minimal të punës dhe të garancisë financiare për zbatimin e planit të rehabilitimit të mjedisit të zonës minerare, që paraqitet në çdo vit, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë kalendarike nga data që i korrespondon hyrjes në fuqi të lejes për çdo vit në vazhdim për miratim;
f) Raportin përfundimtar për zhvillimin e veprimtarisë minerare duke dhënë në mënyrë të detajuar investimet e realizuara gjatë kërkimi-zbulimit, punimet e kryera në zonën e tij të lejuar (shoqëruar me vizatimet inxhinierike) dhe rezultatet e të gjitha provave të marra;
g) Raporti mbi pagesat për taksat vendore dhe kombëtare, në kuadër të nismës për transparencë në industrinë nxjerrëse;
h) Informacionin për depozitimin, trajtimin dhe menaxhimin e mbetjeve minerare dhe trajtimin e ujërave që dalin nga objektet minerare dhe ato të depozitimit të mbetjeve;
i) Informacion për licencat, autorizimet apo lejet përkatëse, të marra nga zotëruesi i lejes nëse për kryerjen e veprimtarisë së tij, një veprimi apo për përdorimin e një të mire publike në zonën e lejuar, që, sipas lejes nuk është pjesë e të drejtave të zotëruesit të lejes minerare, kërkohet miratim paraprak nga organet shtetërore;
j) Të mbajë në zyrat e shoqërisë të gatshme për inspektim nga SHGJSH-ja dhe t’i japë informacione dhe shpjegime kur këto kërkohen prej këtij institucioni.
2. Çdo zotërues i një leje minerare shfrytëzimi dhe/ose kërkim-zbulim-shfrytëzimi duhet të përgatitë dhe të dorëzojë në institucionin e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) informacionet e detyrueshme, sipas formatit, përcaktimeve të përmbajtjes dhe afatet e parashikuara në ligjin minerar nr.10 304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë” dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij. Këto informacione të detyrueshme janë:

a) Dokumenti i garancisë financiare për zbatimin e programit të investimit, jo më vonë se 30 (tridhjetë ) ditë kalendarike nga data që i korrespondon hyrjes në fuqi të lejes;
b) Dokumenti i garancisë financiare për zbatimin e planit të rehabilitimit të mjedisit të zonës minerare që paraqitet çdo vit, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë kalendarike nga data që i korrespondon hyrjes në fuqi të lejes për çdo vit në vazhdim;
c) Informacionet për pagesën e rentës minerare, sipas tipit të lejes minerare, në afatet e përcaktuara në legjislacionin në fuqi për taksat dhe tatimet;
d) Informacionet 3 (tremujore) mbi realizimin e investimeve, punimeve minerare të realizuara dhe të gjitha operacioneve të kryera për rehabilitimin e mjedisit dhe menaxhimin e mbetjeve minerare, në përputhje me detyrimet e tij të lejes minerare dhe planin vjetor, jo më vonë se data 15 e muajit që vijon, për çdo tremujor;
e) Informacionin vjetor për veprimtarinë financiare dhe teknike të realizuar dhe të gjitha operacioneve të kryera në përputhje me detyrimet e përcaktuara në lejen e tij dhe planin vjetor të punës, duke përfshirë dhe të gjitha masat e marra për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë në punë, trajnimin e punonjë sve, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë nga përfundimi i vitit përkatës;
f) Vlerësimin vjetor për vlerat e garancisë për zbatimin e planit të investimeve dhe të garancisë financiare për zbatimin e planit të rehabilitimit të mjedisit të zonës minerare që paraqitet çdo vit, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë kalendarike nga data që i korrespondon hyrjes në fuqi të lejes për çdo vit në vazhdim për miratim;
g) Raportin përfundimtar për zhvillimin e veprimtarisë minerare, duke dhënë në mënyrë të detajuar investimet e realizuara gjatë veprimtarisë minerare, punimet e kryera në zonën e tij të lejuar (shoqëruar me vizatimet inxhinierike) dhe rezultatet e planit të mbylljes, planit të rehabilitimit, planit të menaxhimit të mbetjeve dhe planit të monitorimit postminerar;
h) Raporti mbi pagesat për taksat vendore dhe kombëtare, në kuadër të nismës për transparencë në industrinë nxjerrëse;
i) Informacionin për depozitimin, trajtimin dhe menaxhimin e mbetjeve minerare dhe trajtimin e ujërave që dalin nga objektet minerare dhe ato të depozitimit të mbetjeve;
j) Informacion për licencat, autorizimet apo lejet përkatëse, të marra nga zotëruesi i lejes nëse për kryerjen e veprimtarisë së tij, një veprimi apo për përdorimin e një të mire publike në zonën e lejuar, që, sipas lejes nuk është pjesë e të drejtave të zotëruesit të lejes minerare, kërkohet miratim paraprak nga organet shtetërore;
k) Të mbajë në zyrat e shoqërisë të gatshme për inspektim nga SHGJSH-ja dhe t’i japë informacione dhe shpjegime kur këto kërkohen prej këtij institucioni.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

MINISTRI I EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS
Nasip Naço

Adrian Bylyku

Adrian Bylyku

Drejtor Ekzekutiv i AKBN

Regjistrohuni në letërnjoftimin tonë

Procedurat e Negocimit

  • Blloqet e lira të kërkimit
  • Proçedurat e negocimit për kërkim në blloqet e lira të naftës dhe gazit
  • Afati i ri aplikimi për blloqet e lira të naftës
  • Afati i ri aplikimi për bllokun B të kërkimit
  • Njoftime
  • Njoftim për aplikim për Bllokun B dhe…

  • 09, 03, 2021

  • Shqipëria, aktori kryesor i laboratorit të dytë…

  • 27, 01, 2021

  • Projekti TARGET, promovimi dhe zbatimi i Eficencës…

  • 27, 01, 2021

  • Dropull, AKBN pjesë e auditit të energjisë…

  • 27, 01, 2021

  • Njoftim për vend të lirë pune

  • 01, 12, 2020

  • Faqet

    • Galeria
    • Kontakt
    • Lesgjislacioni
    • Misioni
    • Partnerët
    • Projekte
  • Postime te Ndryshme

    • Njoftim për vend të lirë pune
    • Punonjësit e AKBN dhurojnë gjak vullnetarisht

    Copyright 2021 AKBN

    CREATED BY PIK CREATIVE