Në datat 20-21 Qershor AKBN organizon “Workshop mbi Tranzicionin e Drejtë në Komunitetet Minerare dhe Potencialin për Zhvillimin e Energjisë Gjeotermale”.
Seminari do t’u ofrojë pjesëmarrësve një mundësi për të menduar se si UNECE mund të ndihmojë më së miri Shqipërinë dhe shtetet e tjera anëtare të saj në përpjekjet e tyre për tranzicionin e zonave të tyre post -minerare të qymyrit në përputhje me parimet e ekonomisë së gjelbër dhe tranzicionit të drejtë si dhe duke siguruar një përdorim të qëndrueshëm të burimeve natyrore.
Në këtë seminar do të diskutohet një projekt i ri potencial për hartimin e gatishmërisë së Shqipërisë për tranzicion të gjelbër dhe të drejtë në zonat post minierare të qymyrit.
Gjithashtu takimi do të ketë një diskutim të hapur, ku do të përfshihen të gjithë aktorët, të cilët do të përpiqen të identifikojnë se çfarë veprimesh duhet të ndërmerren për të zbatuar projektin e ri në mënyrën më efektive, që do t’i japë Shqipërisë shtysën e duhur për ndryshimin e nevojshëm drejt tranzicionit të gjelbër dhe të drejtë në zonat minerare.
Pjesëmarrësit nga vende të tjera në rajonin e UNECE do të përfitojnë gjithashtu nga diskutimi, pasi ai do t’i lejojë ata të identifikojnë dhe të familjarizohen me zgjidhjet dhe strategjitë që mund të jenë të zbatueshme për kushtet e tyre përkatëse.
Në takim do të marrin pjesë përfaqësues të Kombeve të Bashkuara, Ukraina, Bosnje e Hercegovina, Serbia, AKBN, MIE, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, Universiteti Gjeologjik i Tiranës si dhe përfaqësues të minierave të qymyrit.
Për më tepër informacion, klikoni linkun e mëposhtëm: