Në Tiranë u zhvillua Takimi i Parë i Dialogut të Komunitetit për Lëndët e Para në Shqipëri, e organizuar nga Qendra Rajonale e Inovacionit për Lëndët e Para, ku merrnin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i AKBN, z. Erlind Sulo, Kreu i Delegacionit të BE-së në Shqipëri z. Hubert Perr, Ambasadori i Republikës së Polonisë në Tiranë, z. Wojciech Unolt, Drejtori i Përgjithshëm i Politikave dhe Zhvillimit të Industrisë dhe Energjisë, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Besjan Kadiu, Drejtor i “Shërbimit Gjeologjik Shqiptar” z. Adrian Bylyku, përfaqësues të Departamentit të Minierave në Ministrinë e Ekonomisë, Kosovë, Sektorit të Gjeologjisë dhe Minierave në Ministrinë e Energjisë, Minierave dhe Mineraleve, Maqedonia e Veriut, Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimi të Prodhuesve Shqiptar, Shqipëri Arben Shkodra.
Gjatë hapjes së Takimit u theksua roli i rëndësishëm i AKBN-së në monitorimin e shfrytëzimit racional të rezervave minerale dhe mbrojtjen e mjedisit.
Ky event dëshmon vëmendjen e shtuar të vendit tonë ndaj lëndëve të para kritike dhe mundësive të reja për inovacion, zhvillim biznesi dhe bashkëpunim akademik. Ky kontekst është një dëshmi e qartë e rëndësisë së këtij sektori dhe e potencialit për të kontribuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe konkurruese.
Në diskutimet kryesore ishin tema si: Potenciali i Burimeve në Ekonominë Qarkulluese dhe Formësimi i Sektorit të Lëndëve të Para kritike në Shqipëri; Integrimi, Mundësitë dhe Përputhja me Politikat; Hartëzimi i Lëndëve të Para Kritike në Shqipëri, Potenciali Aktual dhe Strategjitë në Zhvillim; Integrimit në Tregun Evropian, etj..