6-Mujori i parë 2025/ AKBN në terren për monitorimin e minierave

AKBN ka vijuar me vëzhgimin në terren për kontrollin dhe vlerësimin e burimeve të kromit në zonat strategjike të Bulqizës.

m1

Ekspertët e Drejtorisë Minerare në AKBN janë angazhuar në mënyrë aktive në terren, për përmbylljen me sukses të planit të mbikëqyrjes dhe monitorimit për 6 mujorin e parë të vitit 2025, duke zhvilluar një proces të detajuar kontrolli dhe vlerësimi në disa prej vendburimeve më të rëndësishme të mineralit të kromit në vend.

m2
Fokus i veçantë i këtij monitorimi janë zonat strategjike si Zona D dhe Zona e Parë në Bashkinë Bulqizë, si dhe zonat minerare në Batër – Martanesh dhe Ternovë – Lugu i Gjatë.

m3
Ky angazhim në terren synon të sigurojë një mbikëqyrje rigoroze teknike dhe një analizë të plotë të kushteve në të cilat operojnë subjektet minerare, me qëllim rritjen e transparencës, efikasitetit dhe sigurisë në sektorin minerar.

m4
Puna e ekspertëve vjen si pjesë e një strategjie të gjerë për menaxhimin e përgjegjshëm të burimeve natyrore të Shqipërisë.

m5
AKBN mbetet e përkushtuar në punën për përmirësimin e vazhdueshëm të mekanizmave të kontrollit, në funksion të një zhvillimi të qëndrueshëm dhe të sigurt të sektorit minerar në Shqipëri, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe interesin publik.

m8  m6