Bazuar në nenin 23, kreut IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicion vakant:
Një (1) pozicion vakant–Specialist në Sektorin e Përputhshmërisë dhe Kontratave në Drejtorinë Ligjore.
Kriteret:
· Të ketë mbaruar arsimin e lartë në degën Drejtësi;
· Të ketë mbi 3(tre) vite eksperiencë pune në fushën ligjore;
· Preferohet të ketë njohuri në legjislacionin shqiptar në fushën hidrokarbure, minerare dhe energjetike;
· Të mos ketë masa disiplinore në fuqi nëse është në marrëdhënie pune;
· Të ketë njohuri shumë të mira për të punuar me programet bazë kompjuterike, të Office Word, Excel, Power Point;
· Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
· Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup;
Detyrat kryesore që do të kryejë Specialisti në Sektorin e Pëputhshmërisë dhe Kontratave:
· Zbaton me përpikmëri dhe në nivel të lartë profesional të gjitha detyrat e ngarkuara nga eprorët e tij si dhe ruan integritetin e tij profesional në formë dhe në përmbajtje;
· Jep përgjigje ligjore për problemet specifike sipas detyrave që i ngarkohen brenda fushave që mbulon sektori, përgatit propozime lidhur me trajtimin e çështjeve të ndryshme duke bërë dhe sugjerime në çdo rast që e gjykon se është e nevojshme;
· Ndjek korrespondencën që i është dhënë për trajtim, përgatit materialin dhe pasi e siglon ia paraqet shefit të sektorit dhe drejtorit të drejtorisë duke respektuar afatet e përcaktuara, në përputhje me formatet e miratuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivës;
· Kontrollon respektimin e formës së dokumentacionit si dhe sigurohet për cilësinë dhe saktësinë profesionale të materialeve të përgatitura;
· Jep opinione dhe interpretime për parashikimet e ndryshme ligjore kur kërkohet një mendim juridik nga drejtoritë përkatëse;
· Merr pjesë në procese pune apo/dhe grupe të ngritura në funksion të hartimit dhe/ose ndryshimit të akteve të ndryshme, politikave, rregulloreve dhe procedurave të brendshme;
· Merr pjesë në procese pune apo/dhe grupe të ngritura për amendimin/interpretimin e kontratave/marrëveshjeve ekzistuese;
· Bashkëpunon me strukturat e tjera në funksion të përmbushjes së detyrave të ngarkuara;
· Përgatit draft-urdhrat, udhëzimet, si dhe çdo akt tjetër të brendshëm;
· Merr pjesë në komisione dhe grupe pune të ngritura nga titullari i Agjencisë dhe sigurohet për një zgjidhje sa më profesionale;
· Raporton sa herë që i kërkohet tek shefi i sektorit dhe Drejtori i Drejtorisë, për realizimin e detyrave të përcaktuara në këtë rregullore dhe detyrave të ngarkuara prej tyre;
· Kryen detyra të ndryshme që dalin gjatë vitit në funksion të nevojave të Drejtorisë dhe të Agjencisë, si dhe çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori Ekzekutiv.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
· Curriculum Vitae;
· Çertifikata e gjendjes familjare;
· Diploma e shkollës së lartë, lista e notave;
· Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;
· Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;
· Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;
· Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.
· Librezë pune;
· Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
· 3 foto dokumentash;
· Dëshmi penaliteti;
· Raport mjekësor.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pune nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit .