Bazuar në nenin 23, kreu IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicion vakant:
Specialist në Sektorin e Verifikimit dhe Çertifikimit të Investimeve në Drejtorinë e Energjisë së Rinovueshme.
Kriteret:
Detyrat kryesore që do të kryejë Specialisti në Sektorin e Verifikimit dhe Çertifikimit të Investimeve:
a. Harton raportin e Vlerësimit të Investimeve dhe Certifikatës së Pranimit të Veprës, sipas legjislacionit në fuqi, për impiantet që ka në ngarkim në bashkëpunim me specialistin e parë dhe shefin e sektorit;
b. Përditësimi i të dhënave për cdo dosje te krijuar dhe qe e ka në ngarkim dhe hartimi i bazës së të dhënave të Sektorit, për pasqyrimin e të punëve të kryera në sektor;
c. Përgatitja për inpektimet në terren sipas kërkesave për të verifikuar dhe finalizuar hartimin e raportit të Vlerësimit të Investimeve dhe Certifikatës së Pranimit të Veprës;
d. Nëse e shikon të nevojshme i kërkon dokumentacion shtesë shoqërive përkatëse duke përfshirë ndër të tjera elementë, situacione, faturave tatimore duke i verifikuar ato me terrenin si dhe me ato të marra në dorëzim nga sektori i monitorimit të energjive të rinovueshme;
e. Kryen informim mujor me shkrim ose rrugë elektronike për Shefin e Sektorit lidhur me problematikate kontratave , gjatë hartimit të raportit të Vlerësimit të Investimit;
f. Ndjek marrëdhëniet e Sektorit me Sektorët e tjerë të Drejtorisë dhe Drejtoritë Mbështetëse të Institucionit;
g. Merret me trajtimin e problematikave, ankesave apo korrespondencave me institucionet e tjera apo shoqëritë , që i caktohen nga Shefi i Sektorit;
h. Kur kryen monitorime në terren të impianteve, menjëherë pas monitorimit i raporton eprorve konstatimet e monitorimit me shkrim ose rrugë elektronike;
i. Mban në një dosje të vecantë një kopje të të gjitha praktikave të sherbimit (Autorizimi i Sherbimit, Memo dhe Grafikun e Udhetimit sherbimit, Relacionin e shërbimit në terren );
j. Kryen detyra të ndryshme që dalin gjatë vitit në funksion të nevojave të Drejtorisë dhe të Agjencisë, si dhe çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori Ekzekutiv.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit.