Njoftim për vend të lirë pune 26.05.2026

Bazuar në nenin 23, kreu IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:

Pozicion vakant:

Asistent Ekzekutiv, në Kabinet

Kriteret:

· Të ketë përfunduar studimet e larta;

· Të ketë të paktën 2 (dy) vite eksperiencë pune;

· Të ketë njohuri shumë të mira të programeve bazë kompjuterike (excel, office word, power point);

· Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;

· Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe organizative.

Detyrat kryesore që do të kryejë Asistenti Ekzekutiv në Kabinet:

· Asiston Drejtorin Ekzekutiv në realizimin e veprimtarive të përditshme;

· Kryen aktivitet mbështetës në bashkëpunim me kabinetin për realizimin e agjendës dhe korrespondencës së Drejtorit Ekzekutiv;

· Transmeton porosi dhe informacione si me personelin brenda Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore,ashtu dhe me institucione të tjera dhe persona të tretë;

· Përgatit dosjet për Drejtorin Ekzekutiv me materialet e korrespondencës,etj.,dhe rakordon me protokollin sipas shënimeve të Drejtorit Ekzekutiv;

· I paraqet Drejtorit Ekzekutiv agjendën ditore dhe rregjistron të gjithë korrespondencën (shkresat, memot, marrëveshjet, kontratat etj,) që hyjnë dhe dalin nga Drejtori Ekzekutiv;

· Mban dhe administron procesverbalet e mbledhjeve që zhvillon Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore sipas kërkesës së tij;

· Kujdeset për pajisjet dhe orenditë e zyrës së saj dhe Drejtorit Ekzekutiv;

· Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori Ekzekutiv.

Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:

-Curriculum Vitae;

-Çertifikata e gjendjes familjare;

-Diploma e shkollës së lartë, lista e notave;

-Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;

-Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;

-Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;

-Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.

-Librezë pune;

-Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

-3 foto dokumentash;

-Dëshmi penaliteti;

-Raport mjekësor.

Afati i dorëzimit të dokumenteve është 7 (shtatë) ditë kalendarike nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit .