Bazuar në nenin 23, kreu IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicion vakant:
Recepsionist në Sektorin e Shërbimeve të Brendshme në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse.
Kriteret:
· Të ketë arsim te mesëm;
· Të ketë ketee eksperiencë pune në administratë;
· Të ketë aftësi të mira organizimi, komunikimi dhe të punës në grup;
· Njohja e gjuhës së huaj përbën avantazh.
Detyrat kryesore që do të kryejë Recepsionisti në Sektorin e Shërbimeve të Brendshme:
· Ndjek me përgjegjësi dhe pasqyron në librin e vizitorëve, hyrje- daljen e personave të jashtëm sipas rregullave të parashikuara në këtë rregullore;
· Pajis me kartën identifikuese, “Vizitor” personat e jashtëm, përkundrejt një dokumenti identifikimi i cili i rikthehet kur dorëzohet karta vizitorit dhe i shoqëron ata si në hyrje dhe në dalje nga institucioni;
· Kujdeset dhe mban përgjegjësi për sigurimin e portës hyrëse të institucionit;
· Kryen detyra të ndryshme që dalin gjatë vitit në funksion të nevojave të Drejtorisë dhe të Agjencisë, si dhe çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori Ekzekutiv.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
· Curriculum Vitae;
· Çertifikatë e gjendjes familjare;
· Diploma e shkollës së mesme, lista e notave; (njësuar me origjinalin);
· Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.
· Librezë pune;
· Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
· 3 foto dokumentash;
· Dëshmi penaliteti;
· Raport mjekësor.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është 7 (shtatë) ditë kalendarike nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit .