Njoftim për vend të lirë pune 26.06.2026

Bazuar në Rregulloren Brendshme neni 24 “Konsulentët e Jashtëm” ju bëj me dije se Drejtoria Minerare kërkon asistencë të specializuar të një konsulenti të jashtëm për ofrim ekspertize në fushën minerare, lidhur me legjislacionin e Republikës së Shqipërisë, me aktet e Bashkimit Europian, ndryshimet e VKM-ve dhe Akteve nënligjore në përputhje me veprimtarinë minerare,njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:

Pozicioni:

Konsulent i jashtëm për të përmbushur nevojat e Drejtorisë Minerare.

Kriteret:

· Të ketë mbaruar studimet në Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave, në degën Miniera;

· Të ketë eksperiencë pune mbi 20 (njëzet) vite;

· Të ketë eksperiencë si drejtues, studiues dhe projektues në studime dhe projekte të rëndësishme;

· Preferohet të ketë kualifikim akademik me gradë shkencore apo tituj shkencor;

· Të ketë specializime në disiplina që lidhen me industrinë minerare në përgjithësi, teknologjitë e përpunimit dhe prodhimit të gjysëm-produkteve dhe produkteve përfundimtare si dhe fenomenet post-minerare;

· Të ketë dijeni me veprimtarinë e sektorit minerar në Republikën e Shqipërisë.

Detyrat kryesore që do të kryejë konsulenti i jashtëm:

Ofrimi i asistencës teknike të Drejtorisë Minerare lidhur me legjislacionin e Republikës së Shqipërise, me aktet e Bashkimit Europian, ndryshimet e VKM-ve dhe Akteve nënligjore në përputhje me veprimtarinë minerare.

Ofrimi i asistencës teknike për çështje të ndryshme të veprimtarisë së sektorit minerar te Drejtoria Minerare.

Ofrimi i çdo lloj asistence teknike lidhur me veprimtarinë minerare që mund të kërkohet gjatë kohëzgjatjes së kontratës.

Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:

-Curriculum Vitae;

-Çertifikata e gjendjes familjare;

-Diploma e shkollës së lartë, lista e notave;

-Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;

-Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;

-Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;

-Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.

-Librezë pune;

-Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

-3 foto dokumentash;

-Dëshmi penaliteti;

-Raport mjekësor.

Afati i dorëzimit të dokumenteve është 7(shtatë) ditë kalendarike nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit .