AKBN dhe Oda e Minierave të Kosovës takim pune për forcimin e bashkëpunimit dhe promovimit në sektorin minerar

Bashkëpunimi më i ri mes Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe Odës së Minierave të Kosovës po krijon hedhjen e hapave të para

drejt krijimit të një peizazhi minerar më të integruar dhe konkurrues në arenën ndërkobmëtare për Shqipërinë dhe Kosovën.

1

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore mirëpriti në zyrat e saj delegacionin e Odës së Minierave të Kosovës,

të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, z. Mentor Demi, në kuadër të një takimi pune të fokusuar në avancimin e sektorit minerar mes dy vendeve tona.

2

I pranishëm në takim, Drejtori Ekzekutiv i AKBN-së, z. Genci Tërpo, vendosi fokusin në bashkëpunimin dhe

koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta mes dy palëve,

me synim mbështetjen e investitorëve si dhe rritjen e aktiviteteve në këtë sektor.

3

Palët në takim ndanë një vizion të përbashkët për promovimin e potencialit minerar mes Shqipërisë dhe Kosovës,

kryesisht në evente ndërkombëtare si PDAC (Kanada)Resourcing Tomorrow (Britani e Madhe) dhe Future Minerals Forum (Arabia Saudite).

4

AKBN-ja mbetet e përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve strategjike rajonale, në funksion të rritjes së investimeve

dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm – u shpreh z. Tërpo. Ndërkaq, drejtuesi i Odës së Minierave të Kosovës, z. Demi,

shprehu gatishmërinë për bashkëpunime të mëtejshme për të krijuar një peizazh minerar më konkurrues dhe më të integruar në Ballkan.

5