Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) mori pjesë në Dialogun Vjetor mbi Lëndët e Para Kritike dhe Strategjike, me temë “Nga Strategjia në Veprim: CRM Albania në epokën e Tranzicionit të Gjelbër”. Aktiviteti u organizua nga Qendra Rajonale e Inovacionit për Lëndët e Para e EIT RawMaterials në Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në këtë forum të rëndësishëm morën pjesë përfaqësues nga Qeveria shqiptare, Bashkimi Evropian, institucione teknike e akademike, industria minerare dhe partnerë ndërkombëtarë. Diskutimet u fokusuan mbi rolin gjithnjë e më të madh të lëndëve të para kritike për zhvillimin ekonomik të vendit dhe integrimin e tij në tregjet evropiane, si dhe mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar.
Drejtori Ekzekutiv i AKBN-së, z. Genci Tërpo, në fjalën e tij theksoi angazhimin e institucionit për të nxitur investime të qëndrueshme dhe bashkëpunim me të gjithë aktorët e përfshirë në fushën e lëndëve të para kritike. Ai nënvizoi se AKBN është e gatshme të luajë një rol aktiv në zbatimin e strategjive kombëtare dhe evropiane, duke kontribuar në tranzicionin e gjelbër dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit minerar.
Gjatë eventit u prezantuan:
Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm për pozicionimin e Shqipërisë si aktor aktiv në kuadër të Aktit Evropian për Lëndët e Para Kritike (CRMA). Faza e dytë e Roadmap-it pritet të nisë në fillim të vitit 2027, me mbështetje financiare nga programi IPA III 2025–2027, duke hapur mundësi të reja për projekte B2B dhe B2G me partnerë ndërkombëtarë, veçanërisht nga Polonia.