AKBN pret grupin e ekspertëve të Koresë së Jugut në kuadër të partneritetit të projekteve mbështetëse të Energjive të Rinovueshme në Shqipëri

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në bashkëpunim me Programin e Bashkëpunimit Zhvillimor Intensiv të Njohurive të Koresë së Jugut, po implementon projektin “Mbështetja e Sektorit të Energjisë së Rinovueshme dhe Përmirësimi i Sistemit të të Dhënave të Bilancit të Energjisë për Shqipërinë”.

foto nr 1

 

Në këtë kuadër grupi i ekspertëve të Koresë së Jugut u prit në një takim nga Drejtori Ekzekutiv i AKBN, Z. Erlind Sulo, në prani të specialistëve nga fusha e Energjive të Rinovueshme, ku dhe u diskutua për bashkëpunimin në vazhdimësi.

foto nr 2

 

AKBN e mbështet këtë projekt duke kontribuar me eksperiencën e saj në ndërtimin e një data baze të burimeve të rinovueshme të Shqipërisë dhe do të jetë pjesë e grupit të punës duke përfituar nga eksperienca e Institutit të Statistikave të Koresë së Jugut, në ndërtimin e një metodike, për grumbullimin e të dhënave të burimeve të rinovueshme.

foto nr 3