“CEEC Scout Meeting” – AKBN merr pjesë në forumin rajonal të energjisë

Takimi i CEEC Scout Meeting (Continental Europe Energy Committee) mblodhi përfaqësues nga agjenci dhe kompani energjetike të vendeve të evropës qendrore dhe lindore,
duke u fokusuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal, shkëmbimin e praktikave më të mira dhe krijimin e nismave të përbashkëta për zhvillimin e sektorit energjetik.
ceec 2
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) mori pjesë si anëtare me të drejta të plota në CEEC,
duke përfaqësuar Shqipërinë  me një delegacion të përbërë nga Drejtori Ekzekutiv z. Genci Tërpo, Drejtoresha e Kabinetit znj. Inesa Gupe
dhe Drejtori i Drejtorisë së Hidrokarbureve z. Eldorado Kice.
ceec 1
Ky delegacion u bë pjesë e diskutimeve mbi sfidat aktuale të sektorit të hidrokarbureve në Shqipëri dhe rajon.
Takimi në Athinë shënon një moment të rëndësishëm për rritjen e ndikimit të Shqipërisë brenda rrjetit CEEC.
ceec 3
Gjatë sesioneve plenare dhe punimeve në grupe, përfaqësuesit e AKBN-së zhvilluan takime të rëndësishme me kompani ndërkombëtare,
ku prezantuan potencialin e Shqipërisë në sektorin e hidrokarbureve si dhe burimet energjetike të vendit.
ceec 4
Pjesëmarrja e AKBN-së në këtë forum, jo vetëm që përforcon angazhimin e saj në sektorin energjetik në tërësi dhe atë të hidrokarbureve në veçanti,
por gjithashtu nënvizon rolin e saj gjithnjë e më aktiv në nismat për eksplorimin dhe prodhimin e burimeve natyrore të vendit.