Drejtori Ekzekutiv

Drejtori Ekzekutiv

Z. Genci Tërpo është Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN).

Më herët ai ka shërbyer si Drejtor i Përgjithshëm i Sekretariatit Kombëtar EITI pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku ka udhëhequr zbatimin kombëtar të standardit ndërkombëtar EITI për transparencën në industrinë nxjerrëse dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në Asamblenë dhe Bordin Ndërkombëtar të EITI.
Z.Tërpo ka drejtuar projekte të rëndësishme të financuara nga Banka Botërore dhe donatorë ndërkombëtarë si OECD, SECO dhe UNDP, duke kontribuar në ndërtimin e mekanizmave të transparencës fiskale, sistemeve të të dhënave të hapura (open data) dhe kadastrës minerare për sektorin e naftës, gazit dhe minierave.
Në funksione të mëparshme, z. Tërpo ka shërbyer si Këshilltar Ligjor i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në fushën akademike dhe të formimit ndërkombëtar, ai ka përfunduar programe ekzekutive në Universitetin e Oxford-it (Blavatnik School of Government) dhe në Institutin Federal Zviceran të Teknologjisë në Zyrih (NRGI), me fokus në lidership publik, qeverisjen e burimeve natyrore dhe tranzicionin energjetik.
Z.Tërpo zotëron Master në Shkenca Juridike (E Drejtë Publike), Master Ekzekutiv në Kriminologji dhe diplomë Jurist nga Universiteti i Tiranës. Ai ka ndjekur gjithashtu trajnime të specializuara ndërkombëtare në industrinë nxjerrëse, prokurime publike dhe qeverisje sektoriale.

Ekspertiza e tij përfshin:
• qeverisjen e burimeve natyrore,
• transparencën fiskale dhe luftën kundër korrupsionit,
• reformën institucionale,
• legjislacionin e energjisë dhe mineraleve,
• si dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare (EITI, OECD, BE, OKB).