Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) organizoi një aktivitet edukativ dhe ndërgjegjësues me nxënës të arsimit 9-vjeçar, të Shkollës “Vasil Shanto”, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Edukimit Mjedisor dhe ndërgjegjësimit për mbrojtjen e natyrës.
Nxënësit u mirëpritën nga Drejtori Ekzekutiv i AKBN-së, Z. Genci Tërpo, i cili theksoi rëndësinë e rolit të agjencisë në menaxhimin e burimeve natyrore dhe përfshirjen e brezit të ri në çështjet mjedisore.
Aktiviteti vijoi me një prezantim mbi mjedisin dhe ndotjen, si dhe me një pjesë praktike dhe argëtuese, ku nxënësit të ndarë në grupe zhvilluan pyetësorë dhe përcollën mesazhe sensibilizuese për mbrojtjen e mjedisit.
Në përfundim, AKBN vlerësoi me një çertifikate falënderimi pjesëmarrësit e vegjël të klasës së 7 të shkollës “Vasil Shanto”, si shenjë mirënjohjeje për bashkëpunimin.
AKBN i kushton një rëndësi të veçantë organizimit të aktiviteteve të kësaj natyre, dhe edukimin e brezit të ri, në mënyrë që ata të rriten dhe të përfshihen në nisma që mbrojnë mjedisin, përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, si një mision global në shërbim të njerëzimit.
Vlen për t’u theksuar se pjesë e stafit të AKBN- së janë inxhinierët dhe ekspertët më të mirë në fushën minerare, hidrokarbure dhe energjisë së rinovueshme.