Ekspertë nga Shqipëria e Kosova mblidhen në Prishtinë në Ditën Botërore të Akreditimit

Prishtina është bërë një qendër diskutimesh dhe shkëmbimi eksperiencash, në kuadër të Ditës Botërore të Akreditimit, përmes një aktiviteti të organizuar nga Drejtoria e Akreditimit Kosovë (DAK).

prishtine 1

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët thelluan më tej bashkëpunimin për sa i përket standardeve dhe akreditimit ndërkombëtar.

prishtine 3

Ndër të ftuarit e shquar ishin Ministrja e Infrastrukturës së Kosovës, znj. Rozeta Hajdari, dhe përfaqësues nga AKBN, të cilët kontribuan në diskutimet për avancimin e praktikave të akreditimit.

prishtine 4

Gjatë aktivitetit, u theksua rëndësia e respektimit të standardeve ISO 17025/2017, duke i njohur ato si një shtyllë kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm në sektorë të ndryshëm.

prishtine 5

Pas takimit, pjesëmarrësit vizituan ambientet e laboratorit në Kosovë, ku eksploruan infrastrukturën më të fundit dhe risitë teknologjike, me synimin e shkëmbimit të eksperiencave dhe përmirësimit të praktikave më të mira në këtë fushë.

prishtine 2