Forcimi i dialogut me investitorët fotovoltaikë/ AKBN, Tryezë të rrumbullakët për transparencë dhe bashkëpunim

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) organizoi një takim me investitorët dhe subjektet fotovoltaike në ambientet e këtij institucioni,
me qëllim rritjen e dialogut, transparencës dhe bashkëpunimit me të gjitha kompanitë që operojnë në fushën e burimeve të rinovueshme.
takimi 1
Në këtë tryezë të rrumbullakët morën pjesë Drejtori Ekzekutiv z. Genci Tërpo, Drejtoresha e Kabinetit znj. Inesa Gupe, Drejtori i Divizionit Teknik z. Ilia Bili,
shefja e Sektorit të Verifikimit dhe Certifikimit të Investimeve znj. Teuta Thimjo, specialistë të Sektorit të Monitorimit
si dhe përfaqësues të investitorëve strategjike në fushën e energjisë diellore në vend.
takimi 2
Gjatë diskutimeve, përfaqësuesit e kompanive kërkuan më shumë mbështetje nga AKBN-ja për të lehtësuar procese dhe procedura të ndryshme
që kanë të bëjnë me territoret e parqeve eolike, duke theksuar perspektivën e sigurt të këtij sektori.
takimi 3
Përfaqësuesit e kompanive vlerësuan bashkëpunimin me AKBN dhe kërkuan vazhdimësinë e tij,
duke theksuar rëndësinë e mbështetjes institucionale për zgjidhjen e problematikave gjatë implementimit të projekteve.
takimi 4
Në mbyllje të takimit, Drejtori Ekzekutiv z. Genci Tërpo falënderoi të pranishmit për bashkëpunimin dhe i siguroi se
AKBN mbetet një partner besnik dhe i hapur për të adresuar çdo sfidë apo vështirësi.
AKBN mbetet e angazhuar të vijojë ciklin e dëgjesave me përfaqësuesit e investitorëve në fushën minerare, hidrokarbure dhe energjive të rinovueshme.