Fuqizimi i burimeve njerëzore / AKBN dhe institucione të tjera shtetërore morën pjesë në trajnim profesional në Romë

Përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN), Albpetrol, SHGJSH, Ministria e Brendshme, Ministria e Mjedisit, EIT Raw Materials dhe

Albeiti janë bërë pjesë e një trajnimi të rëndësishëm në Romë,  në datat 30 mars – 1 prill 2026, me temë “Production Sharing Contratcts”, organizuar nga “Eni Albania B.V”.
1
Trajnimi kishte në fokus të saj Kontratat me Ndarje Prodhimi duke trajtuar çështje të rëndësishme si:
  • Analizimin e plotë të klauzolave ligjore me ndarje prodhimi, të cilat paraqesin rëndësi të veçantë në procesin e negocimit dhe hartimit të tyre;
  • Trajtimin e kushteve kryesore fiskale të kontratës dhe sigurimin e suksesit të projektit;
  • Krahasimin e kontratave me ndarje prodhimi të suksesshme në të gjithë botën duke kuptuar vështirësitë e fshehura që duhen shmangur;
  • Përshpejtimin e procesit të vendimmarrjes;
  • Strategjitë e menaxhimit të riskut të kontratës me ndarje prodhimi për të siguruar një projekt të suksesshëm.
 2
Pjesëmarrja në këtë trajnim ka shërbyer për përmirësimin e njohurive dhe aftësive në fushën hidrokarbure duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve dhe përmbushjen e objektivave të institucionit.
3
5

8