Hartim, dhënie studimi për projekt minerar

KARTELË INFORMATIVE
AL042061
1. Emri i shërbimit Hartim dhe dhënie studimi për projekt minerar
2. Cili është qëllimi i shërbimit? Marrja e informacionit për vendburimet, që shpallen si zona minerare, për licencim.
3. Çfarë ofron ky shërbim? Ky shërbim i mundëson qytetarit hartimin e kapitullit të domosdoshëm të projektit mbi gjeologjinë e vendburimit që do të shfrytëzohet.
4. A jam përfitues? Biznese
5. Çfarë dokumentesh duhen për aplikim? Nr Lloji Dokumenti lëshohet nga: Dorëzohet në sportel nga aplikanti?
1 Kërkesë Aplikanti Po
2 Njoftimin e fituesit të tenderit për zonën minerare Aplikanti Po
3 Mandat pagesa Banka Po
6. Ku mund të aplikoj? Zyrat pritëse Qyteti Adresa Orari
Agjencia Kombëtare Burimeve Natyrore Tiranë Bulevardi “Bajram Curri”, Blloku Vasil Shanto Tiranë E hënë- E enjte: 08.00- 16.30
E premte: 08.00- 14.00
7. A është ky shërbim online? Niveli 1 Niveli 2 Niveli 3 Niveli 4
Ofrohet informacion mbi shërbimin Ofrohet informacion dhe mundësi shkarkimi i formularit të aplikimit Ofrohet informacion dhe mundësi për dorëzimin e aplikimit online Shërbimi ofrohet tërësisht online
8. Sa është tarifa për marrjen e shërbimit? Tarifa bazë Tarifa shtesë Tarifa Online Mënyra e pagesës
Tarifa për kryerjen e akt-verifikimit është përcaktuar në Urdhrin e Ministrit të Ministrisë Energjisë dhe Industrisë (MEI) nr. 250, datë 31.12.2013 “Për miratimin e tarifave në sektorin minerar” dhe Urdhrin nr. 43 të Ministrit të MEI, datë 28.01.2014 ” Për miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve të tarifave në sektorin minerar” . Ajo varion nga 61000 lekë deri 197000 lekë në varësi të vendndodhjes së objektit për tu verifikuar. Komisioni bankar Nu ka Në një bankë (ose në disa banka), jashtë institucionit
9. Sa kohë nevojitet për të marrë shërbimin? Nga 4 deri në 15 ditë
10. Çfarë përfitoj? Raport studimi për projekt minerar
11. Ç’afat vlefshmërie ka? Pa afat
12. Ku e marr?
Në sportele                                  Me postë                             E-albania                             Me e-mail
13. Cili është institucioni përgjegjës? Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore
14. Ku mund të gjej informacion për këtë shërbim? Kontakto në: Orari
E- albania:e-albania.al
ADISA web: www.adisa.gov.al
ADISA email: Informacion@adisa.gov.al
AKBN:www.akbn.gov.al/
Call Center: 11800
Call Center: E hënë – E premte, ora 08:00 – 19:00
15. Nëse kam ankesë, si të veproj?
Në sportele                                  Me postë                            Web-i i Institucionit                 Me e-mail
Në platformën “Shqipëria që duam”
Link: www.shqiperiaqeduam.al
16. Cila është baza ligjore e këtij shërbimi? Në bazë të Ligjit nr. 10304, datë 15.07.2010 “Për Sektorin Minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.