Kuadri ligjor – Proçedura për koncensionet në Shqipëri

Ligji nr, 125/2013 ” Për koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat”

Ky ligj përafron direktivën 2004/18/EC e Parlamentit Europian dhe të Këshillit, e 31 marsit 2004 për koordinimin e proçedurave të prokurimit për shpalljen fituese të kontratave publike për punë, furnizime dhe shërbime, numri CELEX: 32004L0018, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L, nr.134, datë 30.4.2004, faqe 114 – 240.

Ky ligj rregullon kompetencat e autoriteteve kontraktuese për të hyrë në marrëveshje konçesionesh/partneritetesh publike private, për investime të bazuara në

konçesione/partneritete publike private, proçedurat për dhënien e kontratave të tilla, si

nënshkrimi, ndërprerja dhe ndryshimet e marrëveshjeve të koncesionit/partneritetit publik

privat, çështjet që kanë të bëjnë me rregullimet financiare dhe mbështetjen në lidhje me

koncesionet/partneritetet publike private, politikën e këtyre koncesioneve e autoritetin për

zbatimin e tyre, si dhe çështje të tjera që lidhen me koncesionet/partneritetet publike private.

I- Identifikimi i Koncesionit

Bazuar në Nenin 7, të këtij ligji “Koncesionet për hidrocentralet”, projektet për dhënien me koncension të prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike mund të realizohen në bazë të një propozimi të pakërkuar, ku propozuesit të propozimit të pakërkuar mund t’i jepet një bonus deri në maksimumin prej 10% të pikëve për pikëzimin e llogaritur në përputhje me kriteret e dhënies se koncesionit/partneritetit publik privat, të përcaktuara në dokumentet e tenderit dhe në njoftimin e kontratës për dhënien e një kontrate të tillë.

Rregullat për mënyrën e identifikimit, vlerësimit dhe të realizimit të projekteve miratohen nga Këshilli i Ministrave.

VKM  Nr. 822

Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 822, datë 7.10.2015 “Për miratimin e rregullave dhe proçedurave të ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike, që nuk janë objekt konçesioni”.

Qëllimi i këtyre rregullave është të përcaktojnë proçedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikimin, vlerësimin dhe dhënien e së drejtës për ndërtimin e një burimi të ri gjenerues të energjisë elektrike, që nuk është objekt koncesioni.

Këto rregulla janë hartuar në përputhje me pikën 2, të nenit 49, të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”.