Ligji Nr. 9072 dt. 22.05.2003 – Për sektorin e energjisë elektrike

LIGJ Nr .9072, datë 22.5.2003

PËR SEKTORIN E ENERGJISË ELEKTRIKE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I:

PJESA E PARË
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është sigurimi i kushteve për furnizimin me energji elektrike të konsumatorëve, sipas parametrave standarte. Kjo sigurohet nëpërmjet funksionimit eficent të tregut të energjisë elektrike dhe zhvillimit të konkurrencës në këtë sektor, duke pasur parasysh mbrojtjen e interesave të konsumatorëve, minimizimin e kostove të shërbimit me energji elektrike dhe përshtatshmërinë e tij me mjedisin.

Lexo të plotë