Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) mori pjesë në edicionin e dytë të Match-Maker Albania,
organizuar nga Agjencia për Zhvillim dhe Investime (AIDA), më 26 mars 2026, në Pallatin e Kongreseve,
nën kujdesin e Kryeministrit të Shqipërisë.
Aktiviteti u fokusua në promovimin e investimeve strategjike në sektorin energjetik dhe në forcimin e bashkëpunimit
ndërinstitucional me sektorin privat.
AKBN u përfaqësua denjësisht me dy ekspozitorë, të cilët prezantuan mineralet dhe gurët dekorativë më të
spikatur në vend.
Në sektorin “Meet the Government”, përfaqësuesit e AKBN-së zhvilluan takime të strukturuara B2B me investitorë ndërkombëtarë,
duke ofruar informacion të detajuar mbi:
– kuadrin rregullator,
– procedurat e aplikimit për leje minerare,
– zhvillimin e projekteve fotovoltaike.
Këto prezantime u realizuan në funksion të lehtësimit të proceseve investuese dhe rritjes së transparencës institucionale.
