Njoftim për procedurë tenderi, Projekti GAMES

Adaptimi i MASAVE TË INTEGRUARA TË EFICENCËS SË ENERGJISË në shkollën “Qazim Pali ” Borsh, Bashkia Himarë dhe në Qendrën e Kulturës Delvician, Bashkia Dropull.

GAMES-AL/Works/2021

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore paraqet ftesë për tender :

Për adaptimin e MASAVE TË INTEGRUARA TË EFICENCËS SË ENERGJISË në shkollën “Qazim Pali ” Borsh, Bashkia Himarë dhe në Qendrën e Kulturës Delvician, Bashkia Dropull – SHQIPËRI, me ndihmë financiare nga Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar “INTERREG IPA II Greqi-Shqipëri 2014-2020”.

Udhëzimet e plota për aplikantët janë në dispozicion për konsultim në faqen e mëposhtme të internetit: www.akbn.gov.al.

Dokumentat e tenderit në anglisht mund të tërhiqen nga tenderuesit e interesuar të kualifikuar me dorëzimin e një kërkese me shkrim në adresën më poshtë:

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

Drejtoria e Energjive të Rinovueshme

Bll.”Vasil Shanto” Tirana, Albania

Artan Leskoviku,

E-mail: arshk@abcom.al

Tel: 00 355 67 20 52145

Orari i veprimeve: E Hënë deri të Enjte 10:30-14:00, të Premte 10:30-13:00

Afati përfundimtar për dorëzimin e propozimeve është ora 10:00, koha e Evropës Qendrore në 08.10.2021.

Bashkangjitur do të gjeni ftesën e skanuar dhe të protokolluar:

Invitation-Games-1-Works