Njoftim për vend të lirë pune 05.08.2026

Bazuar në nenin 23, kreu IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:

Pozicion vakant:

Specialist në Sektorin e Monitorimit Minerar, Drejtoria e Monitorimit:

Kriteret:

· Të ketë mbaruar arsimin e lartë, Fakulteti Gjeologji-Miniera;

· Të ketë përvoje pune mbi 5 (pesë) vite;

· Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve bazë të kompjuterit;

· Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;

· Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe organizimi;

· Të jetë i aftë për bashkëpunimin dhe punën në grup.

Detyrat kryesore që do të kryejë Specialisti në Sektorin e Monitorimit Minerar, Drejtoria e Monitorimit:

a. Merr pjesë në hartimin, realizimin dhe zbatimin e detyrave të Sektorit, programet vjetore dhe periodike të punës për monitorimin e aktivitetit minerar;

b. Bashkëpunon me Specialistët e tjerë të Sektorit për realizimin e detyrave të ngarkuara, deri në hartimin e raportit periodik të monitorimit;

c. Monitoron jo më pak se dy herë në vit dhe me urdhër nga drejtuesit e AKBN-së, MIE-s, KM-së, subjektet dhe objektet që ka në ngarkim;

d. Mban dokumentacionin mbi vetëdeklarimet on line dhe me protokoll të subjekteve që ka në ngarkim;

e. Merr pjesë në monitorimin e objekteve minerare që ka në ngarkim apo dhe të subjekteve të tjerë, me urdhër nga drejtuesit e AKBN-së, MIE-s, KM-së, për të kontrolluar zbatimin e projekteve të hapjes, të përgatitjes, shfrytëzimit, përpunimit dhe treguesit e prodhimit, perpunimit(për minierat nëntokësore: respektimin e sipërfaqes së lejes minerare, zonat e rrezikshme, largimin e ujrave nga miniera, vend depozitimet e mineralit dhe sterilit, sistemin e transportit dhe mënyrën e ajrimit, drejtimin dhe seksionin e punimeve të hapjes, përgatitjes, armatimin, sistemin e shfrytëzimit, rradhën e shfrytëzimit, treguesit teknologjik të humbje varfërimit, perspektivën e minierës etj);

f. Për karrierat, ndjek respektimin e sipërfaqes së lejes minerare, drejtimin dhe seksionin e punimeve të hapjes dhe përgatitjes, sistemin e shfrytëzimit, rradhën e shfrytëzimit, vend depozitimet e mineralit dhe sterilit, sistemin e transportit, koeficientin e zbulimit, treguesit teknologjik të humbje varfërimit, sheshet e punës, këndin e pjerrësisë së shkallës, lartësinë e shkallës, rehabilitimin dhe rehabilitimin progresiv, perspektivën e karrierës etj;

g. Në përfundimtë mbikëqyrjes së një objekti minerar, minierë apo karrierë, harton me shkrim, akt konstatimin, dhe ja vë në dispozicion Shefit të Sektorit e më lart sipas problematikave;

h. Merr pjesë në grupe pune përzgjidhjen e ankesave apo konflikteve midis subjekteve apo midis subjekteve dhe komuniteteve apo pushtetit vendor;

i. Merr pjesë në kryerjen e oponencave të projekteve dhe studimeve të cilët janë hartuar nga studio apo dhe nga Specialistë të Drejtorisë Minerare në AKBN;

j. Kontrollon zbatimin e planit të investimeve dhe rehabilitimit në përputhje me garancitë e miratuara dhe propozon masa në rastet e moszbatimit të tyre;

k. Për shkeljet që konstatohen gjatë mbikëqyrjes dhe moszbatimit të kuadrit ligjor për vetëdeklarimet etj, përgatit dhe propozon masa administrative për subjektet përgjegjës.

l. Merr pjese në shqyrtimin e kërkesave për kthimin e vlerës së garancisë së investimit nga subjektet private dhe përgatit për ministrin raportin përfundimtar me masën e llogaritur të vlerës së kthyeshme;

m. Verifikon në terren vërtetësinë e koordinatave kufizuese dhe kufijve të zonës minerare në përputhje sipërfaqen e përcaktuar në lejen minerare;

n. Bën kontrollin e deklarimeve on-line të subjekteve, krahasuar me gjendjen në terren. Mbi këtë bazë bën miratim ose jo të tyre dhe nëse konstatohen mosrakordime, në bashkëpunim me Sektorin e Procedurave, Statistikës, Koordinimit dhe GIS, njofton drejtorin ekzekutiv të AKBN-së dhe strukturat e MIE-s;

Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:

· Curriculum Vitae;

· Çertifikata e gjendjes familjare;

· Diploma e shkollës së lartë, lista e notave;

· Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;

· Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;

· Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;

· Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.

· Librezë pune;

· Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

· 3 foto dokumentash;

· Dëshmi penaliteti;

· Raport mjekësor.

Afati i dorëzimit të dokumenteve është 7 (shtatë) ditë kalendarike  nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit.